10 arsye mjaft me interes se përse George Soros është i tepër i rrezikshëm. Njëra prej tyre është se Soros ka për qëllim uljen e influencës Amerikane, duke e marrë pushtetin për vete.

Jep financime për kauza të krahut të majtë. Soros e nisi fondacionin e tij “Instituti për Shoqërinë e Hapur” në vitin 1993 si një mënyrë për të shpërndarë pasurinë e tij për kauza progresive. Që prej krijimit të fondacionit Soros ka dhuruar më shumë se 7 bilionë dollarë për mbështetjen e kuzave të kraheve të majtë.

Influenca në zgjedhjet Amerikane. Gjatë një emisioni televiziv në vitin 2004 Soros deklaroi se fokusi i tij ishte të hiqte presidentin Bush nga posti i tij. Dhe për të arritur këtë ai u dhuroi 23.58 milion dollarë rreth 527 grupeve të ndryshme për të hequr nga posti presidentin. Në fillim të karrierës së tij edhe Presidenti Barack Obama kështu është financuar nga George Soros i cili dhuroi më maksimumin e mundshëm të lejuar kur Barack Obama shpalli kandidaturën e tij për President.

Dëshiron të ulë influencën Amerikane. Soros dëshiron që të kenë më shumë fuqi për grupe si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe është shprehur që roli që ka Amerika në FMN duhet ulur në rëndësi.

Indluencimi në Media. Soros është financuesi i një grupi i cili quhet “Media Metters for America”. Tashmë themeluesi i këtij grupi Davide Brock i ka shpallur “luftë” “Fox Neës”.

MoveOn.org. Soros është një nga themeluesit kryesorë të MoveOn.org, një faqe interneti, që shërben si një komitet politik prej nga dalin milion kandidatë liberal çdo vit. Kjo faqe interneti është e vetmja që mbaj në faqen e saj një reklamë ku krahason kryeministrin Bush me Hitlerin.

“Center of American Progres”, drejtohet nga John Podesta i cili ka qenë shef i stafit të shtëpisë së bardhë nën administratën e ish Presidentit Klinton. Është zbuluar se ekziston një lidhje midis shtëpisë së bardhë dhe kësaj organizate e cila është financuar nga Soros pasi, në administratën e shtëpisë së bardhë janë vendosur shumë zyrtarë të CAP.

Ekstrimitet Ambjentalist. Soros ka qenë financuesi edhe i disa prej nismave të Obamës për një mbrojtje më të mirë të ambientit si dhe ka investuar në shumë organizatë të tjera për projekte që lidhen me ambientin. Ai gjithashtu krijoi “Climate Policy Initiativ” si dhe financoi organizatën “Frend of Earth”.

America Coming Together. Në një përpjekje për të hequr nga zyra ovale Presidentin Bush Soros dha rreth 20 milion për një fushatë në të cilën morën më shumë se 527 grupime pjesë. Gjatë kësaj fushate ACT shkonte përdori të gjitha mënyra për të bindur zgjedhësit të hiqnin dorë nga votimi i Bush. ATC u dënua me 775 mijë dollarë nga Komisioni Federal i Zgjedhjeve për financime të paligjshme.

Manipulimi Monetar. Një pjesë e madhe e perandorisë multimilion-dollarëshe e Soros ka ardhur nëpërmjet manipulimit të monedhave. Gjatë vitit 1997 gjatë krizës financiare në Azi Soros u quajt nga kryeministri i Malajzisë si një kriminel ekonomik.

Zhgënjim. Soros është një nga njerëzit më narcistë që ekzistojnë në këtë botë dhe këtë gjë ai e ka shprehur në shumë intervista.

“E pranoj që gjithmonë kam pasur një vlerësim të madh për veten time, si fëmijë e shikoja veten si një lloj zoti”. “Kisha disa vlerësime shumë të mëdha për veten time si fëmijë të cilat mu desh t’i kontrolloja pasi mund të përfundoja si i çmendur.

5 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 84671 additional Information to that Topic: epavarura.com/10-arsye-pse-george-soros-eshte-rrezikshem/ […]

Comments are closed.