Sigurisht ka shumë filma që ju pëlqejnë aq shumë sa që edhe nëse i shikoni më shumë se një herë nuk ju bëhen bajat.

Për t’u siguruar se nuk do t’i humbisni filmat më të vlerësuar për këtë vit, Gazeta Express më poshtë ju prezanton një listë të filmave më të mirë që pritet të dalin – dhe të cilët duhet t’i shihni këtë vit.

Arrival

Një film fanta-shkencë rreth takimit të njerëzimit me alienët. Në mënyrë që të gjendet një gjuhë e përbashkët me qeniet misterioze, qeveria kërkon ndihmë nga një profesionist gjuhësor. Përderisa ajo fillon punën e pazakonshme, gjuhëtarja (që luhet nga Amy Adams) fillon të kuptojë qëllimin e vërtetë të vizitës së alienëve. Filmi ka filluar të shfaqet nga dje.

Fantastic Beasts and Where to Find Them

Një rikthim në seritë e Harry Potter, për të cilin mund të mendoni se gjithçka që ndodh në film tashmë është thënë më parë. Premiera botërore e filmit do të jetë më 18 nëntor.

Allied

Në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, një agjent amerikan fillon një aferë me një grua të bukur franceze. Fuqia e marrëdhënies së tyre është e destinuar të testohet, dhe testi kryesor rezulton të jetë kuptimi i së vërtetës. Së shpejti burri kupton se gruaja e tij dhe nëna e fëmijëve të tij është një spiune fashiste. Filmi në të cilin luan Brad Pitt fillon të shfaqet nëpër botë nga 23 nëntori, shkruan Gazeta Express.

Underworld: Blood Wars

Selena, një luftëtare-vampire simpatike, u shpall luftë disa krijesave të tjera të cilat kanë një udhëheqës të ri të quajtur Markus. Premiera e këtij filmi aksion/horror me Kate Beckinsale është 6 janar.

Assasin’s Creed

Një film fantazi i bazuar në seritë e njohura të video-lojës Assasin’s Creed. Personazhi kryesor, Callum Lynch, përdorë një teknologji të veçantë për të çliruar aventurat e një paraardhësi të tij, i cili ishte mercenar. I pajisur me aftësi të pabesueshme nga paraardhësi i tij, Callum lufton kundër Kalorësve Tempullar në kohën tonë. Premiera e tij është më 14 dhjetor.

Collateral Beauty

Një film në të cilin luan Will Smith, Keira Kngitley dhe Kate Winslet. Ngjarja fokusohet tek një burrë i cili ka kaluar nëpër një traumë të vështirë personale dhe që ka humbur interesin në jetë. Për ta nxjerrë nga depresioni, miqtë e tij bëjnë disa plane sociale që dalin të jenë efektive, por në një mënyrë të papritur. Premiera e tij do të jetë më 30 dhjetor.

Rogue One: A Star Wars Story

Ky film përshkruan ngjarjet që i paraprinë pjesës së katërt të filmave të Star Wars. Duke e ditur se Perandoria ka krijuar një stacion beteje që është në gjendje të shkatërrojë planetë të tërë, Aleanca Rebel vë së bashku një detashment të veçantë për të vjedhur planet për një armë sekrete. Ata dyshojnë se do të përballen me vetë Darth Vader. Filmi pritet të shfaqet premierë më 16 dhjetor.

Passengers

Një anije kozmike shkon drejt një planeti i cili do të jetë shtëpia e re e pasagjerëve të saj. Të gjithë njerëzit në bord mbahen në një gjendje të pezulluar animacioni, përderisa udhëtimi zgjat 90 vjet. Por dy pasagjerë papritur zgjohen dhe kuptojnë se duhet ta kalojnë pjesën tjetër të jetës së tyre së bashku. Kjo melodramë fantazi-shkencë do të shfaqet premierë më 12 dhjetor.

Fences

Kjo është historia e një lojtari bejzbolli (që luhet nga Denzel Washington) i cili, për shkak të rrethanave të tij, heq dorë nga loja dhe fillon të punojë si një pastrues rrugësh në qytetin e tij. Ish-sportisti provon të kujdeset për familjen e tij dhe të përballet me probleme të ndryshme, duke përfshirë diskriminimin racor. Filmi është i bazuar në dramën “Broadway” që fitoi çmimin Pulitzer. Premiera botërore e tij do të jetë më 25 dhjetor.

Gold

Ky film është i bazuar në ngjarjen e vërtetë të një kërkuesi të famshëm. Personazhi kryesor, Kenny Wells (që luhet nga Matthew McConaughey), niset në kërkim të arit me një gjeolog të pasuksesshëm. Një udhëtim i mahnitshëm prej xhunglave të Indonezisë e deri tek Wall Street i pret ata. Filmi pritet të lëshohet më 25 dhjetor.

7 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you will find 13128 more Information on that Topic: epavarura.com/10-filmat-qe-nuk-duhet-ti-humbisni-kete-vit/ […]

Comments are closed.