Nëse nuk mund të vërtetoni se diçka është gabim, atëherë ekziston shansi se është e vërtetë. Ky mentalitet merr tregime të përshtatura për fëmijë dhe i kthen në legjenda urbane dhe mite, duke iu dhënë në fund të fundit një strehë të ngrohtë e të rehatshme në kulturën moderne.

20 teoritë e konspiracionit më të mëdha në histori shkaktojnë një ose më shumë pyetje për ngjarjet si vdekja e Elvisit, fenomeni i ngrohjes globale apo zbritjen e parë në hënë. Fansat e konspiracionit do të jenë të lumtur të dijnë se mbulojmë gjithçka që nga Santa Klaus e deri te Rendi i Ri Botëror, shkruan Viraliq, transmeton Lajmi.net.

Çdo njeri i do misteret dhe jeta do të ishte e shurdhër me të vërtetat gjithnjë të ditura. Sidoqoftë, publiku amerikan është i varur nga tregimet dhe legjendat që sfidojnë realitetin dhe parashtrojnë pyetje. Amerika është vendi në të cilin ngjarjet historike nuk kanë asnjë shansë për t’u pranuar ashtu siç janë.

1. Ngrohja globale është gënjeshtër

Teoria se ngrohja globale është e rreme është tepër mbizotëruese, dhe shkon aq larg sa përfshin politikanë dhe të famshëm në mbarë botën.

2. Roswell ishte i vërtetë

Roswell është si Meka, për besimtarët e UFO-ve. Incidenti i vitit 1947 dhe mënyra se si është trajtuar nga autoritetet amerikane ka çuar në pranimin e faktit se qenie nga një planet tjetër janë duke na vizituar.

3. Princesha Diana është vrarë

Princesh Diana ka vdekur në një aksident me makinë në vitin 1997, dhe shumë persona nxituan për të parë duart e padukshme të shërbimit sekret britanik.

4. SHBA lejoi sulmin në bazën e ushtrisë së vet

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi më i pasur sa i përket teorive të konspiracionit. Përndryshe, amerikanët tejet patriotikë shkuan aq larg sa të pretendonin se sulmi i vitit 1941 në portin detar të bazës së ushtrisë amerikane nga një avion japonez u lejua të ndodhë nga SHBA.

5. Reptilianët sundojnë tokën

Ideja e grupeve sekrete që sundojnë të gjithë planetin në fshehtësi është shumë e popullarizuar dhe këtë e mbështesin të pakënaqurit me sistemin.

6. Elvis Presley është gjallë

Fraza e përdorur shpesh në kulturën popullore për zëvendësimin e shpejtë të një monarku, mund të përdoret për të përshkruar vdekjen e diskutueshme të Elvisit.

7. HAARP mund të kontrollojë motin

Pse të besoni në ngrohjen globale kur është më i lehtë shpjegimi që merrni nga kopshti juaj? Nëse diçka shkon gabim në botë, lëreni fajtor HAARP-in dhe qeverinë amerikan për të kontrolluar gjithçka.

8. Vdekja e John Kennedy

Të ktheheni prapa në vitet e 60’ta prër të hulumtuar, do të gjeni shumë pak arsye për të urryer presidentin amerikan John Kennedy.

9. Rendi i ri botëror

Pothuajse të gjitha teoritë konspirative konkludojnë se ajo çfarë po ndodh jashta syve të publikut, çon në një rend të ri botëror.

10. Jezusi ka pasur fëmijë

Ideja se Jezu Krishti ka pasur fëmijë dhe se pasaardhësi i tij mund të ndiqet sot, ka potencial për të destabilizuar fenë ndër më të përhapurën në botë-krishterimin.

8 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] There you can find 41904 additional Information on that Topic: epavarura.com/10-teorite-konspirative-qe-shokuan-boten/ […]

Comments are closed.