Arabia Saudite renditet e treta në listën e vendeve më të lumtura në botë – sipas një sondazhi ku nuk është përfshirë thuajse asnjë shtet europian.

Pavarësisht dënimit nga grupet e të drejtave të njeriut dhe konflikteve fetare e rajonale, Arabia Saudite kryeson listën, sëbashku me Kolumbinë dhe Fijin që pozicionohen përkatësisht në vend të parë e të dytë.

Sondazhi është realizuar nga WIN / Gallup International, ku u intervistuan 66,040 njerëz nga 68 vende.

Zbulimi sugjeron se njerëzit mund të kenë këndvështrime të ndryshme për lumturinë, ose pasuria materiale, liria ideologjike dhe qëndrueshmëria civile jo domosdoshmërisht përkthehen në kënaqësi.

1. Kolumbia

2. Fixhi

3. Arabia Saudite

4. Azerbajxhani

5. Vietnam

6. Argjentina

7. Panama

8. Meksika

9. Ekuador

10. Kina dhe Islanda (përqindje thuajse e barabartë)

3 COMMENTS

Comments are closed.