Kemi marrë shumë informacione “të dobishme” duke parë filma. Për shembull, si të kundërgodasim një armik, dhe si të largohemi me një anije kozmike përmes një rripi asteroidësh. Por ekrani i madh na “gënjen” shumë, kështu që me kalimin e viteve janë krijuar legjenda, të cilat ne ende i besojmë.

Legjendë: Një zemër që ka ndalur mund të rinisë përmes një shoku me defibrilator.

E vërteta: Një herë që zemra është ndalur, një defibrilator nuk mund ta rikthejë.

Legjendë: Kloroforma në mënyrë të menjëhershme u shkakton të fikët njerëzve dhe i lë ashtu për disa orë.

E vërteta: Njeriut i duhen deri në 5 minuta për të ndjerë efektet kimike, që më pas zgjasin shumë pak.

Legjendë: Policia mund ta gjurmojë një telefonatë brenda një minute.

E vërteta: Gjurmimi i një telefonate dhe vendndodhjes së telefonuesit ndodh për një orë.

Legjendë: Procesi i mjekësisë ligjore u jep përgjigje gjithë pyetjeve e madje zgjidh edhe krimet.

E vërteta: Procesi i mjekësisë ligjore vetëm sa ndihmon në mbledhjen e provave.

Legjendë: Duhet të presësh 24 orë, përpara se të raportosh një person të humbur.

E vërteta: Nëse ke shqetësime reale, duhet të kontaktosh menjëherë me policinë.

Legjendë: Viktimat e mbytjes zakonisht kërkojnë ndihmë me zë të lartë ndërkohë që mbajnë duart lart.

E vërteta: Në fakt është e vështirë të vësh re një person që po mbytet.

Legjendë: Të godasësh me dy armë në të njëjtën kohë duket gjë e lehtë.

E vërteta: Të shënjestrosh dy persona njëkohësisht është pothuaj e pamundur.

Legjendë: Silenciatorët e bëjnë cdo armë tërësisht të heshtur.

E vërteta: Një silenciator vetëm e zbut zhurmën, por goditja e armës është ende e dëgjueshme.

Legjenda: Një derë mund të hapet me një armë.

E vërteta: Dryni është i trashë dhe prej hekuri. Një plumb i vogël nuk do e thyente.

Legjendë: Mund të flasësh me dikë tjetër gjatë rënies së lirë.

E vërteta: Era që të kalon pranë veshëve të shurdhon nga të gjitha zhurmat.

Legjendë: Një rrip asteroidësh është i dendur dhe i tejmbushur.

E vërteta: Ka shumë km vakuum mes asteroidëve.

7 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More Info here on that Topic: epavarura.com/11-legjenda-te-paverteta-qe-filmat-na-kane-bere-ti-besojme/ […]

Comments are closed.