Skandale nga të dyja palët dhe sondazhe që ndryshojnë. Fushata elektorale në SHBA ka hyrë në kulmin e saj dhe rezultati është më i paqartë se kurrë. Kur u mendua se Clinton arriti një avantazh pas skandaleve seksuale të Trump, ja ku doli historia e emaileve private që mund të kompromentojë fushatën e Hillary Clinton.

Mund të thuhet padyshim që kjo fushatë ka qenë më intriguesja pavarësisht se si do të dalë rezultati. Teksa mbeten 9 ditë deri në datën vendimtare, Mirror ka analizuar 11 shtetet vendimtare për të shpallur presidentin e ri të Amerikës.

Bëhet fjalë për shtetet ku ka deri dikur pikëpyetje të mëdha dhe faktori më i rëndësishëm: kanë më shumë vota. Clinton ka një avantazh në shumicën e tyre, megjithatë garës nuk i dihet kurrë.

Kush do të jetë presidenti i 45-të i Amerikës? A do të jetë e para femër, apo Donald Trjmp? Për të fituar, kandidati duhet të marrë të paktën 270 vota nga 538 që janë në total. Mediat amerikane thonë se Clinton është dukshëm në avantazh, megjithatë deri në 8 nëntor gjithçka mund të ndodhë.

Në sistemin elektoral amerikan çdo shtet ka një numër të caktuar votash elektorale që bazohet në popullsinë e saj. Kalifornia ka numrin më të madh me 55 vota.

Sipas statistikave shumica e shteteve janë të ndara që pa votuar, pasi nuk kanë ndryshuar votën prej dekadash. Dhe Clinton ka një avantazh të dukshëm. Ndaj vetëm 11 shtete janë në diskutim për votat.

18 shtete kanë votuar demokratët prej 6 legjislaturash dhe nuk kanë shans që të ndryshojnë mendje këtë radhë, ndaj Clinton në teori ka një numër prej 242 votash elektorale që në nisje. Asaj do t’i mjaftonte të fitonte Floridan dhe Ohajon, ose Pensilvaninë që të siguronte presidencën.

Më poshtë lista e shteteve që mund të ndajnë përfundimisht çështjen, se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i Amerikës:

Florida: Ka 29 vota. Sondazhet e deritanishme japin Clinton në avantazh. Clinton 70 përqind-Trump 30 përqind.

Ohajo: 18 vota. Clinton në avantazh me 54,4 përqind dhe Trump 46,4 përqind.

Pensilvania: 20 vota. Clinton e favorizuar dukshëm me 88,4 përqind dhe Trump 11,6 përqind.

Xhorxhia: 16 vota. Clinton ka vetëm 28,9 përqind ndaj 71,1 përqind të Trump.

Arizona: 11 vota. Clinton 56,4 përqind dhe Trump 43,6 përqind.

Ajova: 6 vota. 52,3 përqind për Clinton dhe 47,7 përqind Trump.

Miçigan: 16 vota. Clinton në avantazh të dukshëm me 89,3 përqind ndaj 10,7 përqind të Trump.

Nevada: 6 vota. 71,1 përqind Clinton dhe 28,8 përqind Trump.

Nju Hemshajër: 4 vota. 85,1 përqind Clinton dhe 14,9 përqind Trump.

Karolina e Veriut: 15 vota. 68,5 përqind Clinton dhe 31,5 përqind Trump.

Uiskonsin: 10 vota. 87,2 përqind Clinton dhe 12,8 përqind Trump.

6 COMMENTS

Comments are closed.