Regjimi sionist të dielën në kuadër të zbatimit të ligjit për ndalimin e thirrjes së Ezanit, ka dënuar me 200 dollarë një xhami në qytetin e pushtuar Al Led, për shkak ta transmetimit të Ezanit.

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, duke cituar agjencinë e lajmeve Rusla Aljum, kabineti i regjimit sionist më herët ka miratuar një ligj që ndalon thirrjen e Ezanit në xhamitë e palestinezëve. Ky ligj nuk lejon përdorimin e altoparlantëve në xhami për transmetimin e ezanit. Regjimi sionist pretendon se transmetimi i ezanit shqetëson të tjerët dhe për këtë arsye duhet të ndalohet transmetimi i ezanit me altoparlantë. Kjo është në kohën kur Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, para kësaj ka thënë: “Izraeli është një shtet që respekton lirinë e shprehjes”.

8 COMMENTS

Comments are closed.