Më shumë se 200 ushtara amerikanë janë futur me automjete ushtarake në jug të Jemenit.

Sipas Agjensis  se lajmeve  Masira, një anije ushtarake amerikane ka arritur në brigjet jugore të Jemenit nga e cila janë zbarkuar 200 ushtarakë me automjete dhe pajisje ushtarake të cilët më pas janë futur në qytetin bregdetar Mekala. Ditën e premte janë futur në jug të Jemenit edhe 15 helikopterë Apash dhe helikopterë Balck Hawk të cilët janë dislokuar në bazën Anad. Të mërkurën një avion luftarak amerikan po ashtu është dislokuar në bazën Anad në të cilën ndodhen rreth 100 marinsa amerikane. Muahmed Abdul Selam zëdhënës i lëvizjes popullore Ansarullah në Jemen tha se të huajt me pretekstin e luftës kundër terroristëve të Al Kaidës janë duke pushtuar jugun e Jemenit. Komiteti i lartë revolucionar i Jemenit gjithashtu ka deklaruar se populli, ushtria dhe forcat popullore janë kundër pranisë ushtarake të Amerikës dhe kundër pushtimit të Jemenit.

3 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 29932 additional Information on that Topic: epavarura.com/200-ushtarake-amerikane-ne-jug-te-jemenit/ […]

Comments are closed.