Të premten më 3 qershor në Paris u zhvillua një konferencë ndërkombëtare rreth Palestinës.

Në këtë konferencë morën pjesë 24 përfaqësues nga vendet arabe, perëndimore, OKB dhe nga Bashkimit Evropian. Francua Hollande, presidenti i Francës, në ceremoninë e hapjes së kësaj konference, deklaroi: “Ne duhet të krijojmë kushte të përshtatshme për rifillimin e negociatave mes Palestinës dhe Izraelit, si dhe të marrim masa të dobishme dhe përcaktuese në këtë drejtim”. Gati një vit më parë Franca ka paraqitur një plan rreth çështjes së Palestinës i cili u përballë me kundërshtimin e regjimit sionist. Ky plan përmbante disa paragrafë të rëndësishëm:

– Organizimi i konferencës ndërkombëtare

– Fillimi i negociatave të drejtpërdrejta mes Autoritetit Autonom të Palestinës dhe të regjimit sionist.

– Përcaktimi i një afati kohor dyvjeçar gjatë të cilit do t’i jepet fund tërësisht politikave pushtuese.

– Kthimi i regjimit sionist në kufijtë e viti 1967.

– Caktimi i Kodsit si kryeqytet i përbashkët për palestinezët dhe për regjimin sionist.

– Shkëmbimi i tokave të palestinezëve në territoret e pushtuara të vitit 1948 dhe të tokave të kolonive sioniste.

Ky plan nuk është pranuar nga regjimi sionist dhe Netanjahu për dy arsye: Njëra është fakti se në këtë plan nuk është përmendur fare shprehja “territori hebre” dhe tjetra është kjo që Netanjahu ka deklaruar se nuk ka nevojë për ndërmjetësues për negociata të drejtpërdrejta me Mahmud Abas. Në lidhje me arsyen e dytë të kundërshtimit të Netanjahut mund të thuhet se ai nëpërmjet negociatave të drejtpërdrejta me Mahmud Abas, synon t’i normalizojë marrëdhëniet e AAP dhe të regjimit sionist. Netanjahu synon që marrëdhëniet e tij me Mahmud Abas të kenë një gjendje normale dhe të mos ketë nevojë për ndërmjetësues. Kjo do të thotë se AAP si përfaqësues i palestinezëve ka pranuar regjimin sionist. Mirëpo në lidhje me planin e Francës dhe paragrafët e propozuar në atë, janë të rëndësishme të përmenden disa çështje:

1) Që nga viti 1990 në të cilin u zhvillua konferenca e parë ndërkombëtare në lidhje me Palestinën në Oslo të Norvegjisë, regjimi sionist me sabotime të ndryshme vetëm ka synuar të dështojë këto negociata. Në Oslo 1 dhe 2, regjimi sionist në mënyrë jo të drejtpërdrejtë ka imponuar ekzistencën e tij për arabët dhe e prezantojë veten përfaqësues të hebrenjve në Palestinë! Në kontratën e Oslo 1 rajonit të Bregut Perëndimor dhe Rripit të Gazës i është dhënë statusi i autonomisë.

2) Ajo që është përmendur në paragrafët e planit të Francës janë pikërisht ato parime që janë theksuar në konferencën “Taba” e cila u zhvillua në vitin 2001 në Egjipt. Në konferencën Taba gjithashtu është përmendur çështja e Kodsit dhe formimi i dy shteteve. Në këtë konferencë 95% e territorit të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan është përcaktuar për palestinezët për të formuar shtetin palestinez dhe 5% e tij i është dhënë regjimit sionist, mirëpo regjimi sionist kurrë nuk ka zbatuar këtë premtim dhe në mënyrë të hapur ka pushtuar dhe uzurpuar një pjesë të gjerë të territorit të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan.

3) Plani i Francës është i mangët. Në përgjithësi palestinezët kanë konflikt me regjimin sionist për katër çështje si ekzistenca e kolonive sioniste, të shpërngulurit, çështja e Bejtul-Mokadesit dhe çështja e ujit. Në planin e Francës nuk janë përmendur fare kolonitë sioniste dhe arsye e kësaj çështje është kundërshtimi i hapur i regjimit sionist me këtë çështje. Regjimi sionist shumë herë ka deklaruar se çështja e kolonive sioniste është pjesë vijave të kuqe të këtij regjimi dhe është e lidhur me ekzistencën e Tel Avivit, prandaj sionistët gjithmonë kanë kundërshtuar këtë çështje. Në lidhje me të shpërngulurit me dhunë gjithashtu nuk është folur fare në planin e Francës. Regjimi sionist thotë se pranon të zhvillojë negociata në lidhje me të shpërngulurit palestinezë nga viti 1967, ndërsa nuk bëhet fjalë në asnjë mënyrë për 2 milionë palestinezë të tjerë që janë dëbuar me dhunë që nga fillimi i pushtimit të territoreve palestinezëve. Franca me paraqitjen e këtij plani synon ta vendosë në harresë të drejtën e kthimit të palestinezëve në tokën e tyre.

4) I vetmi paragrafë i cili deri diku ka arritur të kënaqë grupin pro kompromisit me regjimin sionist (AAP dhe vendet arabe) është trajtimi i çështjes së Kodsit. Ky paragrafë gjithashtu është vendosur në planin e Francës vetëm për këtë arsye se regjimi sionist parimisht nuk pranon të ndahet Kodsi. Regjimi sionist në lidhje me çështjen e Kodsit ndjek planin “Bilen-Abu Mazen”. Ky plan vë në dukje se Bejtul-Mokades tërësisht vendoset në dispozicion të sundimit të regjimit sionist dhe në të kundërtën palestinezët kryeqytetin e tyre ta ndërtojnë në rajonin Abu Dajs në pjesën lindore të Kodsit.

5) Plani i Francës deri diku ka ngjashmëri me planin e rrugës të paraqitur nga Amerika. Në planin e rrugës janë paraqitur tre faza: faza e parë e këtij plani është ndalja e dhunës dhe e terrorizmit, faza e dytë është formimi shtetit të pavarur palestinez me kufij të përkohshëm dhe në rast se do të jenë të përshtatshme kushtet, deri në vitin 2003 të formohet shteti i pavarur palestinez nga komiteti katërpalësh (Amerikës, Bashkimi Evropian, OKB dhe Rusia) dhe faza e tretë është formimi i shteti palestinez me kufij të përhershëm. Ky plan që nga fillimi është ndërprerë dhe parimisht nuk është dhënë rasti për formimin e shtetit të pavarur palestinez. Në planin e Francës është vendosur një afat kohor dyvjeçar për tu dhënë fund pushtimeve. Franca dhënien fund të pushtimeve e vendos kusht për formimin e dy vendeve dhe për vazhdimin e planin të rrugës për formimin e shtetit të Palestinës. Nëse është fjala për pushtimet e palës palestineze, atëherë territoret në fjalë i përkasin popullit palestinez. Në këtë mënyrë nuk mund të quhen palestinezët pushtues. Nëse qëllimi është regjimi sionist, atëherë ky regjim për gati 70 vite po vazhdon pushtimin e territoreve palestineze. Prandaj brenda dy viteve nuk mund t’u jepet fund 70 viteve pushtimi.

6) Çështje tjetër në planin e Francës është kthimi i regjimit sionist në kufijtë e vitit 1967. Kjo do të thotë se para luftës 6 ditore në të cilën regjimi sionist arriti të pushtojë Golanin e Sirisë, fushat pjellore Shaba të Libanit dhe Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe Rripin e Gazit nga Egjipti. Regjimi sionist gjithnjë ka theksuar se nuk kthehet në kufijtë e vitit 1967. Kjo është për arsye se kthimi i regjimit sionist në kufijtë e vitit 1967, do të thotë përballja e këtij regjimi me krizën e ujit. Vlen të theksohet se 60% e ujit të regjimi sionist sigurohet nga rajoni i pushtuar Golan i Sirisë. Nga ana tjetër largimi nga fushat pjellore Shaba të Libanit do të thotë humbja e sigurisë së regjimit sionist, sepse largimi nga ky rajon do të thotë prania e Hezbullahut të Libanit. Prandaj kthimi në kufijtë e vitit 1969 praktikisht është i papranueshëm për regjimin sionist. Mirëpo ajo që është paraqitur më së shumti në konferencën e Parisit, ishte reagimi i vendeve arabe ndaj kësaj konference. Vendet arabe me në krye Arabinë Saudite kanë kërkuar zbatimin e planit arab për paqe. Plani arab për paqe i cili është paraqitur në vitin 2002, kërkon formimin e dy shteteve në bazë të tërheqjes së regjimit sionist në linjat e armëpushimit të vitit 1967 dhe caktimin e Kodsit lindor për kryeqytet të Palestinës në shkëmbim të vendosjes së marrëdhënieve normale në kuadër të paqes gjithëpërfshirëse me regjimin sionist. Ky plan gjithashtu kërkon arritjen e një zgjidhje të drejtë për çështjen e të shpërngulurve palestinezë dhe kjo rrugëzgjidhje duhet të arrihet në bazë të rezolutës 194 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB. Në të kundërtën arabët do ta njohin zyrtarisht këtë regjim dhe do të fillojnë marrëdhëniet normale diplomatike me Tel Avivin. Regjimi sionist edhe pse në fillim ka kundërshtuar këtë plan, mirëpo në vitin 2007, Shimon Peres, presidenti i asaj kohe i regjimit sionist është pajtuar me këtë plan. Siç duket plani arab për paqe është shumë i mirë për sionistët dhe mund të thuhet që deri diku është edhe i njëanshëm, mirëpo duhet pyetur se regjimi sionist ai qëndron besnik edhe këtij plani?! Nëse regjimi sionist e ka pranuar këtë plan, për çfarë arsye nuk e zbatojë atë në vitin 2007? Historiku i organizimit të negociatave për paqe ka treguar se zhvillimi i negociatave të tilla bëhet vetëm për të blerë kohë në favor të regjimit sionist dhe për të vrarë idealet e Palestinës. Konferenca Oslo 1 u zhvillua në rrethanat në të cilat ishte duke marrë formë Intifada e parë. Në vitin 2000 gjithashtu u zhvillua Intifada e dytë dhe gjatë asaj kohe u zhvillua konferenca Oslo 2 ose konferenca Taba. Aktualisht në bazë të vazhdimit të Intifadës së tretë dhe organizimit të negociatave mes palëve palestineze (Hamasit dhe AAP), kanë filluar përpjekjet për organizimin e konferencave të tilla. Nga ana tjetër, Franca vet është një prej faktorëve të pushtimit të Palestinës. Kontrata Sykes–Picot dhe deklarata Bulfur tregon qartë harmoninë e Parisit me regjimin sionist.

4 COMMENTS

Comments are closed.