Në 2014 – ën mjekët në Kinë u shokuan kur zbuluan se një 24 – vjeçare kishte tërë jetën e saj që jetonte pa pjesën vitale të trurit, përgjegjëse për mbi 50 përind të neuroneve të një njeriu.

Edhe më e pabesueshme ishtë fakti se vajza, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, nuk ishte në dijeni të këtij fakti dhe kishte patur një jetë normale, duke sjellë kështu një provë të gjalë se sa i panjohur është truri i njeriut dhe mbi aftësinë që ai ka për t’u adaptuar edhe në situatat më ekstreme.

Historia e saj nisi dy vjet më parë, kur e ëma e çoi atë në një spital në provincën e Shandong, pasi kishte marrje mendsh dhe të vjella. Duke qenë se janë simptoma normale, mjekët i bënë asaj një skaner.

Ajo që ata padyshim nuk prisnin ishte që në vendin ku duhet të gjendjej celebrum, truri i madh, s’kishte asgjë. Kjo pjesë e trurit, që kontrollon ekuilibrin, lëvizjen dhe aftësitë për të mësuar dhe një pjesë të të folurit, përbën rreth 10 përqind të masës totale të trurit të njeriut.

Sipas “New Scientist”, nëna e vajzës tha se nuk kishte qenë në dijeni se e bija vuante nga një gjendje e tillë, që në fakt duhet të kishte qenë fatale për të. Ajo u shpreh se vajza kishte patur problem për të ecur deri në moshën 7 – vjeçare dhe kishte nisur të fliste kur ishte 6 – vjeç. Por përveç kësaj, ajo kishte qenë një fëmijë si gjithë të tjerët.

Rastet e ngjashme të njohura nga shkencëtarët deri më tani, kanë çuar në vdekjen e pacientit ose në dëmtim të përhershëm të trurit.

Ekspertët dyshojnë se çfarëdolloj gjëje që ka shkaktuar zhdukjen e celebrum –it ka ndodhur në moshë të vogël, duke i dhënë kështu mundësinë trurit që të adaptohet me gjendjen.

Me pak fjalë, pjesa tjetër e trurit mori nën kontroll pjesën që mungonte, duke mbushur boshllëkun.

Studimi i rastit në fjalë u publikua në revistën shkencore “Brain”

14 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 61743 more Information on that Topic: epavarura.com/24-vjet-pa-tru-te-madh-rasti-qe-la-pa-fjale-mjeket/ […]

  2. … [Trackback]

    […] There you will find 98462 more Info to that Topic: epavarura.com/24-vjet-pa-tru-te-madh-rasti-qe-la-pa-fjale-mjeket/ […]

Comments are closed.