Njëzet e pesë vjet më parë, në një fundjavë filloi një kryengritje e përmasave të mëdha e popullit palestinez kundër Izraelit, që në atë kohë kishte 20 vjet që kishte pushtuar ushtarakisht West Bank (Bregu Perëndimor), Jeruzalemin Lindor dhe Gazën. Duke u nxitur edhe nga një incident në të cilin katër palestinezë u goditën dhe u vranë ka një izraelit që udhëtonte në Gaza më 8 dhjetor 1987, frustrimi i palestinezëve që jetonin nën udhëheqjen ushtarake pushtuese të Izraelit dhe vendosja koloniale e Izraelit shpërthyen duke zënë vend në titujt kryesorë ndërkombëtarë dhe duke tërhequr vëmendjen tek gjendja e rëndë në të cilën jetonin palestinezët nën territoret e pushtuara. Në përvjetorin e 25-të, IMEU na paraqet disa fakte nga Intifada e Parë.

–INTIFADA E PARË(1987-1993) –

Fakte & Imazhe ilustruese

Gjatë Intifadës së parë, palestinezët përdorën mjetë të këtilla për të protestuar si marëshime të paarmatosura, duke përfshirë hedhjes e gurëve kundër ushtarëve, greva komerciale, refuzimin për të paguar taksat tek autoritetet izraelite, dhe akte të tjera të mosbindjes civile dhe rezistencës paqësore.

Ata ishin të koordinuarë mirë me njëri-tjetrin në komitetet të përmasave të madha ad hoc të palestinezëve që gjendeshin brenda territoreve të pushtuara dhe nuk udhëheqeshin nga paria PLO jashtë vendit.

Si përgjigje të këtyre veprimeve ushtarët izraelitë kanë përdorur forcë brutale për të shtypur rebelimin popullor kryesisht të paarmatosur. Ministri i Mbrojtjes në atë kohë, Yitzhak Rabin implementoi politikën famëkeqe të “kockave të thyera”, duke urdhëruar forcat e sigurisë iizraelite për të thyenin gjymtyrët e palestinezëve që hidhnin gurë dhe t’i hidhnin mbi demonstruesit e tjerë.

Më shumë se 1000 palestinezë u vranë nga forcat izraelite gjatë Intifadës së Parë, ndër të cilët 237 ishin fëmijë nën moshën 17 vjeçare dhe dhjetra mijëra të tjerë mbetën të plagosurë. Sipas një hamendësimi të sektorit sudez të Save the Children, më shumë se 29.900 fëmijë të tjerë kishin nevojë për ndihmë mjeksore s pasojë e dëmeve të shkaktuara nga rrahjet e ushtarëve izraelitë vetëm gjatë dy viteve të para të Intifadës. Pothuajse një e treta e tyre ishin fëmijë nën moshën dhjetë vjeçare. Gjithashtu, Save the Children është shprehur se 6500-8500 minorenë palestinezë kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë të ushtarëve izraelitë vetëm gjatë dy viteve të para të Intifadës.

Në vitin 2000 është bërë me dije se gjatë periudhës kohore 1988 deri më 1992, forcat e sigurimit izraelit, Shin Bet kanë torturuar në mënyrë sistematike palestinezët duke përdorur metoda që janë më shumë sesa të ndaluara nga udhëzimet qeveritare për “presion fizik të moderuar” – një eufemizëm zyrtar izraelit për torturën. Këto metoda përfshijnë elektrizimin e dhunshëm, lidhja e të burgosurve në pozicione të dhimbshme për kohë të gjata, ekzpozimi i tyre ndaj temperaturave shumë të larta ose shumë të ftohta, rrahje të vrazhda ku përfshihen edhe shkelmimet.

Gjatë Intifadës së parë izraeli ka burgosur përafërsisht rreth 120.000 palestinezë. Në vitin 1987, në Gaza lindi organizata Hamas, e formuar nga nga organizat simotër palestineze e Vëllazërisë Myslimane në Egjipt. Gjatë viteve 1980, autoritetet izraelite inkurajonin dhe mbështesnin tërthorazi Vëllazërinë Myslimane dhe Hamasin, duke që në se i shihte ata si të përkundërt me nacionalistët sekularistë të PLO-së, si pjesë e strategjisë së tyre përça dhe pushto.

Në vitin 1992, duke marrë shkas nga protestat e komunitetit ndërkombëtar, përfshirë këtu edhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së, nëpërmjet rezolutës 799, Izraeli vendosi të depërtonte në lindje të Libanit 400 persona të dyshuar si ntarë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik, duke përfshirë këtu edhe një ndër themeluesit e Hamasit, Mahmud Zahar dhe liderin kryesor të Hamasit të sotëm në Gaza, Ismail Hanijeh.

Me refuzimin e pranimit të të dëbuarve nga qeveria libaneze, e cila nuk dëshironte t’i jepte legjitimitet dëbimit të paligjshëm të palestinezëve nga izraelitët, të dëbuarit e kaluan atë dimër të ashpër jashtë në harresë n një tokë ku nuk shkelte këmba e njeriut. Shumë vëzhgues e konsiderojnë këtë ngjarrje si një pikë kthese për Hamasin, anëtarët e të cilit janë ndihmuar për të mbijetuar nga grupi libanez paramilitar, Hizbullah. Përveç ndihmave bazike ushqimore, Hizbullahu u ofroi palestinezëve këshilla dhe trajnime ushtarake të cilat ata i kishin përvetësuar gjatë një dekade të luftës kundër pushtimit izraelit në Libanit që filloi pas pushtimit të përgjakshëm izraelit të vitit 1982.

Më pas, Hamasi filloi të përdorte bomba vetëvrasëse kundër objektivave izraelitë, një taktikë që shihej si një simbol i rezistencës së Hizbullahut ndaj pushtimit Izraelit. Nën presionin e ShBA-së, Izraeli bie dakord që të lejojë palestinezët e dëbuarë që të kthehen në territoret e pushtuara në vitin 1993.

Intifada e Parë gradualisht filloi të zbehet gradualisht përballë presionit brutal të Izraelit dhe bashkëpunimit politik të Izraelit me PLO-në, duke u shuar përfundimisht në fund të vitit 1993.

Shpërthimi i Intifadës së Parë i pati surprizuar të gjithë, përfshirë këtu edhe vetë ushtrinë izraelite, zyrtarët e shërbimeve sekrete dhe udhëheqësit e PLO-së, të cilët tashmë ishin të vendosur në Tunizi, pasi ishin detyruar të largoheshin nga baza e tyre në Liban, pas pushtimit Izraelit në vitin 1982. Intifada e Parë arriti të krijonte një simpati të madhe për kauzën palestineze dhe çoi në një presion ndëkombëtar mbi Izraelin për të drejtat e palestinezëve për liri dhe vetëvendosje. Edhe pse u kap e papërgatitur, PLO u mundua ta shfrytëzonte Intifadën dhe ta përdorte atë politikisht.

Në vitin 1988, PLO njohu shtetin e Izraelit. Ky ishte një kompromis shumë i madh dhe për pasojë historik për palën palestineze, sipas të cilit u hoq dorë detyrimisht nga 78% e Palestiës historike. Pavarësisht këtij kompromisi dhe presionit të komunitetit ndërkombëtar, qeveria izraelite e Yitzhak Shamirit (1989-1992) nuk pranoi ta njihte PLO-në dhe të hynte në bisedime për paqe me përfaqësuesit palestinezë. Të nervozuarë nga papajtueshmëria e Izraelit, Sekretari i Shtetit i ShBA-së në atë kohë, James Baket lexoi me zë të lartë gjatë një deklarate të tij në Kongres numrin e telefonit fiks të Shtëpisë së Bardhë duke iu drejtuar Shamirit personalisht me shprehjen e famshme “Kur të duash realisht të bësh paqe na telefono”.

Konferenca e Madritit

Pas kërcënimeve nga administrata e George H.Ë. Bush se ai nuk do t’u japë izraelitëve 10 miliardë dollarë garanci të kredisë nëse Izraeli nuk i jep fund ndërtimeve për t’u vendosur në Palestinë, kryeministri izraelit Shamir në fund ra dakord që të takohet me përfaqësuesit palestinezë – por jo me përfaqësuesit zyrtarë të PLO, pavarësisht nga fakti se PLO konsiderohet si përfaqësuesja e vetme e legjitimuar e popullit palestinez nga OKB-ja dhe komuniteti ndërkombëtar. Bisedimet mes palestinezëve të bazuara në territoret e pushtuara, filluan në Madrid në vitin 1991 dhe kontrolloheshin në prapaskenë zyrtarët PLO-së, që mbanin kontakte të ngushta me të dërguarit në Madrit.

Menjëherë pas kësaj, në përpjekje për të anashkaluar përfaqësuesit palestineze të dërguar në Madrid, qeveria izraelite fillon negociatat e fshehta me PLO-në, e ciila vetë ishte dobësuar politikisht që nga katastrofa e viti 1982 e pushtimit të Libanit nga Izraeli dhe mbështetjes së Arafatit për Irakun gjatë Luftës së parë të Gjirit, duke u mbështetur në idenë se ata do të ishin më të gatshëm të bënin kompromis në çështje të tilla si ndërtimi i vendbanimeve dhe të drejtave themelore të palestinezëve, si për shembull të drejtën e kthimit të refugjatëve të dëbuarë nga shtëpitë e tyre gjatë krijimit të Izraelit në periudhën e viteve1947-1949.

Në vitin 1993, PLO dhe qeveria e Izraelit nën udhëheqjen e kryeministrit Yitzhak Rabin (1993-1995) kanë shkëmbyer me njëra-tjetrën letra zyrtare në të cilën palestinezët formalisht njohin ‘të drejtat e Shtetit të Izraelit për të ekzistuar në paqe dhe siguri.” Në kthim të kësaj kërkese të pranuar Israel thjeshtë pranon PLO-në si përfaqësuese legjitime të popullit palestinez. Siç kuptohet nga marrëvesha, Izraeli në asnjë moment nuk e njeh ose pranon idenë e një shteti të pavarur palestinez në territoret e pushtuara.

Ky shkëmbim i letrave hap rrugën për herë të parë të një sërë marrëveshjesh të njohur si Marrëveshja e Oslos. Në shtator të vitit 1993, Rabin dhe Arafat nënshkruajnë Deklaratën Israel-PLO të mbështetur mbi parimet e Shtëpisë së Bardhë. Oslo krijon Autoritetin Kombëtar Palestinez (PNA ose PA), e cila kryesohej nga Arafati.

Oslo ishte menduar fillimisht si një marrëveshje e përkohshme e cila haps pas hapi do të çone në një marrëveshje përfundimtare paqeje brenda pesë viteve, megjithatë qeveria izraelite nën udhëheqjen e Rabinut (1992-1995) dhe kryeministrit dhe ministrave të mëvonshëme nuk kishte pasur kurrë ndërmend të lejonte krijimin e një shteti të vërtetë sovran palestinez në territoret e pushtuara . Edhe pse publikisht Rabin kishte pranuar një pezullim të ndërtimit të vendbanimeve, Izraeli vazhdonte të ndërtonte vendbanimeve vetëm për hebrenjtë në tokën e pushtuar palestineze pa ndërmarrë asnjë hap për pezullim apo ngadalësim. Gjithashtu, zyrtarët izraelitë refuzonin të bien dakord për çfarëdo lloj dispozite në Oslo që në mënyrë apo tjetër do të çonte drejt një rruge për një shtet të pavarur palestinez, duke shkuar aq larg sa kanë refuzuar edhe përdorimin e titullit presideny për kreun e Autoritetit Kombëtar Palestinez (megjithatë në vitet që në vijim, ky titull ngadalë iu bashkëngjit Arafatit nga përdorimi të përbashkët i gazetarëve dhe të tjerëve, pavarësisht kundërshtimit të Izraelit).

Gjatë viteve të bisedimeve të Oslos (1993-2000), Izraeli filloi të vendosë kufizime edhe më të rënda për lëvizjen palestineze mes Izraelit dhe territoreve të pushtuara, mes West Bankut të pushtuar dhe Gazës, dhe brenda vetë territoreve të pushtuara. Këto kufizime ishin pjesë e një politike me qëllim ndarjen dhe shkëputjen e palestinezëve nga izraelitët, dhe ndarjes së Bregun Perëndimor nga Gaza, të cilat sipas kushteve të Oslos janë cilëuarë si një njësi e vetme territoriale.

Gjithashtu, me shpejtësi Izraeli vazhdoi të zgjeronte veprimtarinë e saj të ndërtimit të vendbanimeve. Gjatë periudhës së vitit 1993 deri në vitin 2000, numri i bonorëve hebrenjë në Bregun e pushtuar Perëndimor (pa përfshirë Jeruzalemin Lindor) pothuajse u dyfishua, nga 110.900 banorë në 190.206 sipas të dhënave të organizatës së drejtave të njeriut të Izraelit, B’Tselem. Është e vështirë të gjenden shifrat e sakta për vendbanimet në Jeruzalemin Lindor të pushtuar, të cilat janë ndërtuar kryesisht dhe të zgjeruar para vitit 1993, megjithatë që nga viti 2000 numri i hebrenjve të ardhur në Jeruzalemin Lindor shënon më shumë se 167,000 banorë, sërisht sipas B’Tselem.

Vendbanimet, të cilat janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar janë vendosur në mënyrë strategjike në vende për të ndarë territoret e pushtuara në një numër kantonesh, me popullsi palestineze për përqendruara në mes dhe të izoluara nga njëra-tjetra dhe nga bota e jashtme. Vendbanimet janë të lidhura me njëri-tjetrin dhe me Izraelin nga një rrjet i rrugëve dhe autostradave, shumica e të cilave janë të lejuara të përdoren vetëm izraelitët, duke formuar një pjesë të asaj që është quajtur “matrica e kontrollit” të Izraelit mbi territoret e pushtuara.

Sot, rreth njëzet vjet që prej fillimit të bisedimeve të Oslos, më shumë se gjysmë milioni izraelitësh janë vendosur dhe banojnë në zonat e pushtuara të West Bankut dhe të Jerusalemit Linndor.

Në tetor të vitit 2000, frustrimi palestinez i ushqyer në shtatë vjet negociatash të pafrytshme, kohë gjatë së cilës Izraeli ka thelluar edhe më tej pushtimin e tij, në vend që të tërhiqej, u ndez papritmazi në një kryengritje e dytë edhe më të dhunshme eshkaktuar nga një vizitë provokuese nga ana e kreut të opozitës izraelite Ariel Sharon, i cili njihet nga palestinezët për rekordin e tij të brutalitetit si oficer në ushtrinë izraelite dhe si ministër i mbrojtjes, në kompleksin e Xhamisë Aksa në Jeruzalemin Lindor të pushtuar.

Në korrik të vitit 2010 u publikua një video që tregon Benjamin Netanjahu duke folur për një grup të banorëve të vendosur në vitin 2001, në kohën kur ai ishte në opozitë dhe gjatë mandatit të tij të parë si kryeministër (1996-1999)është mburrur se kishte sabotuar procesin e paqes së Oslos, ku është shprehur: “De facto unë i dhash fund marrëveshjes së Oslos” dhe më pas ka shtuar se “Amerika është një gjë që ne mund të lëvizim shumë lehtë.”, ai gjithashtu u ka thënë banorëve hebrenjë se mënyra për t’u marrë me palestinezët është “duke i rrahur ato, jo vetëm një herë, por në mënyrë të përsëritur, duke i rrahur aq rëndë deri sa dhimbja të bëhet e padurueshme”

5 COMMENTS

Comments are closed.