Tre snajperë të grupit terrorist Al Nusra të zënë rob nga forcat siriane në Alepo, pohuan se qeveria turke u ka dhënë ndihma të shumta grupeve terroriste në Siri.

Një grup i ushtrisë siriane javën e kaluar zhvilloi një operacion me emrin Muharrem, në jug të Alepos, duke çliruar rajonin Shejh Said dhe gjatë këtij operacioni u arrestuan tre snajperë terroristë, pjesëtarë të Frontit Al Nusra. Këta terroristë kanë pohuar se trajnimin ushtarak e kanë marrë në qytetin Gaziantep të Turqisë nga oficerët e ushtrisë turke dhe këto trajnime janë kryer në grupe prej 100 anëtarësh. Këta snajperë terroristë thanë se trajnimi ka zgjatur nga 15-50 ditë dhe menjëherë pas trajnimit janë paguar me 25-50 mijë lira siriane nga qeveria e Ankarasë.

3 COMMENTS

Comments are closed.