Kthejeni shtëpinë në hapësirën e fundit qetësuese me këto këshilla të thjeshta dhe mjaft frytdhënse. Nuk keni nevojë për shpenzime të tepruara, as për kohë të çuar dëm, mjafton ndryshimi i disa elemntëve të thjeshtë për të rimodeluar shtëpinë dhe për ta bërë një ambjent çlodhës.

Hiqni rrëmujën
Hiqni çdo gjë që ju shkakton mendime të vështira. Mbani vetëm disa sende që ju bëjnë të buzëqeshni, si foto të çmuara.

Shto ngjyrat
Disa ngjyra, bojëra muri, të sjellin më shumë qetësi. Bluja tërheq kreativitetin dhe zhvillimin, ndërsa e gjelbra krijon ndjenjën e jetës së re në një dhomë.

Krijoni hapësira
Një dhomë e mbyllur dhe me pak hapësirë, mund të bëjë që ju të ndiheni të tensionuar, prandaj është mirë të ketë hapësirë përreth mobiljeve.

Fto natyrën në ambiente të mbyllura
Dritaret duhet të rrinë të hapura për të lenë dritën natyrore të hyjë breenda. Gjithashtu, bimët duhet të zënë vend nëpër dhoma, pasi bimët të sjellin një jetë të re, rritjen, dhe oksigjenin në një hapësirë.

Balancojeni atë
Orenditë tuaja në shtëpi dhe paraqitja e tyre, mund të ndikojë në masë të madhe gjumin dhe energjitë. Dhoma e gjumit duhet të jetë vetëm për gjumë dhe seks (dhe jo për punë apo situata të tjera), por kjo nuk do të thotë që ju nuk mund të shtoni objekte personale, për ta bërë atë më të rehatshme.

The post 5 mënyra për t’i dhënë qetësinë shtëpisë suaj appeared first on Kuriozitete.

2 COMMENTS