Në 22 nëntor 1963, 53 vjet më parë, presidenti amerikan John F Kennedy u vra, teksa udhëtonte në Dallas Teksas, në limuzinën e tij të hapur. Sipas përfundimeve të komisionit “Warren,” ai u qëllua nga Lee Harvey Osëald në orën 12:30, ndërsa vdekja e presidentit u deklarua 30 minuta më pas, në spitalin Parkland në Dallas.

Vrasja e presidentit të 35 të SHBA, u cilësua si një nga ngjarjet më kryesore të shekullit të 20-të, pas luftës. Por, ajo mbeti një mister, pasi vetë Osëald u vra dy ditë pas vdekjes së Kennedy-t, më 24 nëntor.

Misteri i dha jetë teorive të shumta konspirative, nga ato që sugjerojnë se përgjegjës ishte zëvendësi i tij, Lyndon Johnson, e deri tek teoritë mbi alienët dhe shoqëritë sekrete.

Por, tri teoritë konspirative më kryesore dhe më të çuditshme, gjenden edhe në videon më poshtë.