Nëse shkulni një, dalin të tjera– Kur del floku i parë e bardhë, është e përhapur bindja se nuk duhet prekur, pasi në të kundërt rrezikojnë të dalin të tjerë. Në të vërtetë kjo është vetëm një legjendë, pasi nuk është e vërtetë. Ajo që është e vërtetë është se shkulja mund të dëmtojë folikulën dhe të ngadalësojë rritjen e flokut të ri.

Stresi shkakton flokë të bardha- Legjenda e do që personat e stresuar të kenë më shumë flokë të bardhë. Në të vërtetë stresi mund të shkaktojë rënie të flokëve, por nuk ndikon në ndryshimin e ngjyrës së tyre.

Lyerja e flokëve përshpejton thinjen e tyre– Nuk është aspak e vërtetë se lyerja e flokëve, përshpejton thinjen. Boja mund të përdoret për të mbuluar flokët e bardhë, por jo për rritjen e tyre, shkruan noa.al.

50-50-50– Një “rregull” i çuditshëm thotë se 50% popullsisë në moshën 50- vjeçare i ka 50% të flokëve të bardhë. Në fakt studimet e kryera e kanë hedhur poshtë këtë legjendë, duke konfirmuar se vetëm 20% e popullsisë 50- vjeçare, i kanë flokët e bardhë.

Flokët e bardhë dalin pas një traume– Kjo është një bindje e përgjithshme, por është e pavërtetë. As stresi, as trauma apo gjendjet emocionale nuk ndikojnë në daljen e flokëve të bardhë.

Flokët e bardhë mund të mbulohen vetëm me lyerje të përhershme– Shpesh thuhet se kush do të lyejë flokët e bardhë duhet të bëjë lyerje të përhershme. Kjo nuk është aspak e vërtetë, pasi për mbulimin e flokëve të bardhë, mund të përdoren edhe produkte natyrale si kënaja, por edhe lëkura e arrave.

3 COMMENTS

Comments are closed.