Kur vjen puna për të mbijetuar në Tokë, ka shumë pak gjëra që ne njerëzit mund të bëjmë. Sigurisht, ne jemi të aftë për të ngjitur malet më të lartë në planet dhe të zhytemi në thellësitë e oqeaneve, por në fund të ditës, ne jemi mjaft të vegjël (relativë në Tokë). Që do të thotë se katastrofat më të natyrshme, si uraganët, përmbytjet, tornadot, vullkanet, etj, kanë një ndikim shumë të madh dhe shumë real në jetën tonë. Për shkak të faktorëve të ndryshëm, mjedisorë apo të shaktuar nga njeriu, këto gjashtë qytetet e mëdha mund të fshihen nga faqja e planetit në të ardhmen e afërt:

Screen Shot 2016-07-19 at 13.50.52

Bangkok, Tailandë

Ashtu si problemet e Venecias, Bangkoku vazhdon të fundoset teksa nivelet e oqeaneve vazhdojnë të rriten. Qyteti po than shpellat nëntokësore për ujë të pijshëm, por duke vepruar kështu, i dobëson themelet e veta.

Screen Shot 2016-07-19 at 13.54.34

San Francisko, Kaliforni

Nëse keni qenë ndonjëherë në San Francisko, e dini se është një prej qyteteve më argëtues në SHBA. Fatkeqësisht, Kalifornia qëndron mbi një vijë ndarëse sizmike shumë të madhe, që do të thotë se ka 75% shanse që një tërmet i shkallës së lartë mund të rrafshojë qytetin, deri në fund të shekullit.

Screen Shot 2016-07-19 at 13.55.42

Venecia, Itali

Ndoshta keni dëgjuar për Venecian, thjeshtë sepse ai është një qytet shumë i bukur. Eshtë i famshëm për shtigjet ujore nëpër qytet, gjë që i lejon njerëzit të lëvizin përmes varkave. Megjithatë, qyteti po fundoset në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës, dhe shumë prej ndërtesave përmbyten rregullisht.

Screen Shot 2016-07-19 at 14.01.03

Qyteti i Meksikos, Meksikë

Pjesa më e madhe e Qytetit të Meksikos është ndërtuar mbi shtratin e një liqeni të madh të tharë, një vendim i cili me siguri do e përndjekë qytetin deri në fund. Shtrati i liqenit është një themel jo i përshtatshëm për qytetin, dhe për shkak të kësaj, ai fundoset përvit me disa centimetra, teksa në 40 vitet e fundit është fundosur me 10 metra.

Screen Shot 2016-07-19 at 14.04.57

Banjul, Gambia

Në brigjet e vendit afrikan, shqetësimi parësor i Banjulit është rritja e nivelit të oqeaneve. Bregdeti po gërryhet ngadalë, dhe vija ujore e oqeanit është vetëm 2 km nga e vetmja autostradë që lidh Banjulin me qytetet e tjera, si dhe pjesën tjetër të vendit.

Screen Shot 2016-07-19 at 14.05.03

Napoli, Itali

Napoli është një prej qyteteve më të vjetër në histori, dhe njerëzit kanë vërshuar drejt tij prej shekujsh. Një prej qyteteve më të bukur në tokë, Napoli ndodhet mu ngjitur me Malin Vezuv, i njëjti vullkan që shkatërroi qytetin e Pompeit në vitin 79. Vullkani është ende aktiv, dhe nëse shpërthen sërish, Napoli do të ikë bashkë me të.

3 COMMENTS

Comments are closed.