Disa fëmijë duan të jenë astronautë, zjarrëfikës ose shef kuzhine  kur të rriten. Por një vajzë e vogël ka pikëpamjen e saj të vendosur në një nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë në botë. Chloe Bridgewater vetëm 7 vjeç, e cila jeton në Hereford në Angli, i dërgoi Google një letër të shkruar me dorë duke i vënë në dukje aftësitë e saj kompjuterike dhe duke shprehur interes për të punuar në një vend që ofron kolltuqe të rehatshme dhe super makina për punonjësit e tyre.

7 vjeçarja u frymëzua të shkruante letrën, pasi kishte parë me shumë kuriozitet  imazhet e zyrave të Google të mbushura me këto kolltuqe dhe super makina. Në letrën e Chloe, ajo i tregon Sundar Pichai CEO-s së Google që ajo e  konsideron atë  “Google boss”.

Ajo i shpjegoi se babai i saj ja ka bërë të qartë  se nëse ajo vazhdon të jetë një nxënëse e mirë dhe të marri nota të larta, ajo një ditë do të ketë një punë në Google.  Chloe gjithashtu vuri në dukje se ajo dëshiron të punojë në një fabrikë çokollatash dhe të jetë një notare olimpike.

Pasi  CEO, Sundar Pichai ose ndryshe “Google boss” e mori letrën ai menjëherë iu përgjigj duke i shkruar  se ai ishtë shumë i kënaqur për kërkesën e saj të punës dhe do ta merrte parasysh kur ajo të mbaronte shkollen. Gjithashtu CEO e inkurajoi vajzën 7 vjecare për të ndjekur ëndrrat e saj.

5 COMMENTS

Comments are closed.