Ja tetë arsyet pse nuk duhet të merrni me vete celularin në krevat kur shkoni të flini:

1. E bën më të vështirë të flini për shkak të dritës artificiale të ekranit e cila ul prodhimin e malatoninës, hormonit që stimulon gjumin.

2. Nëse keni përdorur telefonin përpara se të flini, do të bëni gjumë të shqetësuar dhe zgjoheni i irrituar.

3. Fjalë për fjalë dhe pa nënkuptime, rrezikoni të merrni flakë. Policia e New Yorkut ka publikuar foto ku njerëzit të cilët e kishin vendosur gjatë karikimit smartfonin nën jastëk ose kuverta, ju kanë marrë zjarr, duke i rrezikuar seriozisht.

4. Një smartfon së bashku me aksesorët e tij si karikuesi apo mbrojtësat, ka më shumë mikrobe sesa një kapak tualeti. Do të pranonit të flinit në nevojtore?

5. Ju bën të ndiheni të depresuar. Të paktë janë ata që çohen me gëzim në mëngjes pasi kanë kaluar një natë me smartfon.

6. Ngjitja me smartfonin edhe natën, mund të shkaktojë një nga sëmundjet e njohura me emrin “nomofobia”, që do të thotë frika e të mbeturit të shkëputur nga bota. Nuk janë pak. E rezikon 71% e popullsisë.

7. Lodh sytë. Kush e ka bërë zakon, çohet në mëngjes me sy të skuqur, shenjë e sforcimit.

8. Pavarësisht se në doza të ulëta, ka rrezikun potencial të rezatimit.

Prandaj, përdoreni smartfonin vetëm atëhere kur e keni të nevojshme. Krevati është për gjëra të tjera.