“E vërteta është si një pishtar, sa më shumë që e tund aq më shumë shkëlqen.”-William Hamilton

Nuk e di nëse këta fotografë duhen përgëzuar për kurajën e tyre të madhe apo duhen urryer. Dua të them, si mund të klikohen fotografitë e të vdekurve?

Këto foto provuan përsëri se kafsha që ndot më shumë në tokë është njeriu. Ne kemi vrarë më shumë se çdo lloj kafshe tjetër në botë, fëmijët tanë.

Gjak, gjak dhe gjak. E keni menduar ndonjëherë se ku e lemë humanitetin tonë për hir të interesit personal?  Përfitimi që marrim si shpërblim është gjaku. Buzëqeshje që ne ua marrim hua të tjerëve.

Rraca njerëzore s’është gjë tjetër veçse një mallkim, një mallkim i cili vret zhvillimin moral të çdo shpirti.

Megjithatë, humanizmi ekziston në këtë botë apo jo?

Dritare.net ju sjell këto foto tronditëse, të cilat s’janë gjë tjetër veçse një hije e cila nuk mund të shihet nga syri i një njeriu mesatar:

  1. Rhoda Derry

Historia e saj është shumë e trishtë dhe e tmerrshme për të qenë e vërtetë. Ajo lindi në një familje fshatare të pasur. Në vitet e adoleshencës ajo u dashurua me një djalë nga ferma fqinje. Më vonë, familja e saj nuk e miratoi lidhjen e tyre. Kështu, nëna e djalit kërcënoi se do ta mallkonte Rhondën me aftësitë e magjisë nëse ajo do vazhdonte ta kërkonte djalin e saj. Kërcënimi ishte aq shokues për Rhondën sa  filloi të ndikonte në gjendjen mendore të saj dhe ajo filloi të besonte se ishte torturuar nga një shpirt me emrin “Gërvishtja e vjetër”. Ajo përfundoi në strehën për të varfrit në Adam County ku qëndroi për 40 vjet.

1-9

     2. Masakra e Universitetit Thammasat, Tailandë.

Neil Levitch e bëri këtë fotografi në 1976. Ajo tregon anëtarët e disa partive politike që godasin trupin e pajetë të një studenti të varur jashtë Universitetit Hamasaki në Bangkok. Kjo foto fitoi çmimin Pulitzer në vitin 1977.

2-7

  1. Burgu i Abi Grahib.

Në vitin 2004 fotot e të burgosurve që ishin keqtrajtuar nga personeli ushtarak amerikan në Irak në burgun Abu Ghraib iu dhanë gazetarit Seymour Hersh, dhe televizioni CBS News i bëri publike me fotografët e të burgosurve të luftrave.

3-8

  1. Çifuti i fundit në Vinnitsa.

Në këtë foto portret të ‘Luftës së dytë botërore’, një forcë paraushtarake naziste është gati për të qëlluar një burrë hebre i cili është i gjunjëzuar përpara një varri masiv në Vinnitsa, Ukrainë më 1942. Forcat gjermane masakruan të njëzet e tetë çifutët nga Vinnitsa.

4-8

  1. Gjenocidi i Ruandës, 1994

Rreth 800 000 njerëz u ekzekutuan në Ruanda nga një grup ekstremistësh të njohur si “Hutu”.

5-6

  1. Një spiun rus duke qeshur gjatë ekzekutimit të tij në Finlandë 1942.

Një oficer i panjohur i inteigjencës sekrete ruse qesh me xhelatin e tij në këtë foto të bërë në  Rukajärvi, Karelia Lindore, nëntor 1942.

6-8

  1. Ekzekutimi Saigon

Eddie Adams e bëri këtë fotografi të famshme e cila kap momentin kur gjenerali Vietnamez Nguyen Ngoc Loan, shef i policisë kombëtare qëllon me pistoletë në kokë një oficer të dyshuar nga Vietgongu, Nguyen Van Lem, i cili është i njohur edhe si Bay Lop, në një rrugë të famshme të  Saigonit më 1 shkurt , 1968.

7-7

  1. Shkaba dhe vajza e vogël.

Është viti 1993, dhe uria ka goditur rëndë në Sudanin verior. Fotografi Kevin Carter mori këtë imazh popullor, ku një shkabë gjuan foshnjën e dobësuar sudaneze./dritare.net

8-6

 

 

7 COMMENTS

Comments are closed.