Nuk është dhe aq e vështirë të dallosh një person të ndershëm nga një gënjeshtar. Ka shenja që të tregojnë njërin nga tjetri – duhet vetëm të jeni të vëmendshëm.

Ja disa ilustrime që ju ndihmojnë në këtë drejtim.

  • Hipokritët respektojnë vetëm ata që kanë pushtet.
  • Njerëzit e ndershëm respektojnë cilindo.

  • Hipokritët kritikojnë të tjerët, me qëllim që të duken më mirë kur i krahasojnë me ta.
  • Njerëzit e sinqertë i admirojnë dhe i vlerësojnë të tjerët.

  • Hipokritët bëjnë thashetheme gjatë gjithë kohës.
  • Njerëzit e sinqertë thjeshtë shprehin opinionin e tyre.

  • Hipokritët ndihmojnë të tjerët, vetëm nëse kjo u sjell përfitime.
  • Njerëzit e sinqertë ndihmojnë të tjerët pa kushte.

  • Hipokritët i thurin gjithmonë lavde vetes.
  • Njerëzit e sinqertë nuk rrijnë duke u mburrur për sukseset e tyre.

  • Hipokritët përpiqen shumë që t’u bëjnë përshtypje të tjerëve.
  • Njerëzit e ndershëm e kanë të kollajtë t’i bëjnë të tjerët që t’i pëlqejnë.

  • Hipokritët flasin shumë dhe s’bëjnë asgjë.
  • Njerëzit e ndershëm gjithmonë i mbajnë premtimet që japin.

  • Hipokritët përpiqen shumë që të tërheqin vëmendjen.
  • Njerëzit e ndershëm nuk aspirojnë që të jenë qendra e universit.

1 COMMENT

Comments are closed.