Këto shenja misterioze quhen “simbolet heçsher” dhe t’i kuptosh ato është shumë e rëndësishme për ju si klient.

Këto shenja janë certifikime të veçanta të produkteve, se a u takojnë produktet standardeve të larta dhe a kanë kaluar në praktikat më të mira të prodhimit, transmeton Gazeta Express.

Këto simbole i ndajnë ushqimet në: mish, produkte të qumështit dhe ushqime “neutrale”. Simboli më i zakonshëm që e shihni në produkte është U brenda një rrethi të madh ose shenja OU që qëndron për “Unionin Ortodoks”.

Kjo shenj mund të gjendet në paketimet e Coca-Cola, Nestle, Jim Beam, Heinz dhe kompanive të tjera të njohura. Kështu, kuptimi i këtyre simboleve është:

OU – ushqimi nuk përmban mish e as produkte të qumështit dhe kështu është një produkt “neutral”

OU-D – produkt qumështor

OU-M – produkti është bërë me mish ose përbërës të mishit

OU-F – produkti është bërë me përbërës të peshkut /Gazeta Express

Let’s block ads! (Why?)

5 COMMENTS