Raporti i publikuar nga përfaqësuesit e Kishës Katolike dhe viktimave të skandalit të abuzimeve në korin e katedrales së Regensburgut në Gjermani hedh një dritë të re mbi qëllimin e hetimit dhe numrin total të të abuzuarve.

Pas rezultateve fillestare të muajit janar, 129 viktima të tjera kanë dalë përpara komisionit. Shumica kanë vuajtur pasojat e dhunës fizike, por një pjesë e tyre kanë rënë pre edhe e abuzimeve seksuale.

“Kemi 422 raste deri tani. Me ketë paketë masash ne shpresojmë të japim një kontribut thelbësor në rehabilitimin e këtyre njerëzve. Qëllimi im i parë dhe kryesor është drejtësia për ata që u cënuan seriozisht, gjë të cilën ne nuk e riparojmë dot, por të paktën mund të tregojmë se na vjen keq vërtetë dhe se do të bëjmë gjithë çfarë është e mundur për t’i njohur këto fakte e për t’u shtyrë brezat e ardhshëm të mësojnë prej tyre”, u shpreh Rudolf Vorderholzer, peshkop i Regensburg.

Raporti tregon se priftërinjtë dhe mësuesit e korit të famshëm kanë abuzuar me fëmijët e i kanë rrahur që prej viteve 1950. Të dhënat e para mbi skandalin që njihet si “Domspatzen”, apo “Trumcakët e katedrales”, nisën të dalin në dritë në vitin 2010.

12 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Information on that Topic: epavarura.com/abuzimet-e-veladoneve-raporti-prifterinjte-katolik-ne-gjermani-400-ngacmime-te-femijet/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More here on that Topic: epavarura.com/abuzimet-e-veladoneve-raporti-prifterinjte-katolik-ne-gjermani-400-ngacmime-te-femijet/ […]

  3. … [Trackback]

    […] Find More on that Topic: epavarura.com/abuzimet-e-veladoneve-raporti-prifterinjte-katolik-ne-gjermani-400-ngacmime-te-femijet/ […]

  4. … [Trackback]

    […] Here you will find 41917 additional Information to that Topic: epavarura.com/abuzimet-e-veladoneve-raporti-prifterinjte-katolik-ne-gjermani-400-ngacmime-te-femijet/ […]

Comments are closed.