Abuzimi seksual me fëmijët nga klerikët katolikë

6
93

Policia australiane ka nisur një hetim ndaj shefit të financave të Vatikanit, kardinalit George Pell, mbi akuzat e abuzimit seksual me fëmijët.

Sipas një raporti të transmetuesit kombëtar australian, ABC, policia në shtetin Victoria po kryen një hetim ndaj dyshimeve për abuzim nga Pell në Ballarata, Tourqay dhe Melburn. Kanali televiziv ABC ka folur në lidhje me deklaratat e dhëna në polici nga ankues, anëtarë të familjeve dhe dëshmitarë që kanë shprehur gatishmërinë të kontribuojnë në këtë rast. Raporti po ashtu përfshinë pretendimet se Pell i ka prekur dy djem në vende të papërshtatshme në pishinë në fund të viteve 1990.

Të dy djemtë që në atë kohë ishin nxënës të shkollës fillore, kanë deklaruar se ishin abuzuar nga Pell i cili shpesh e kishte frekuentuar këtë pishinë Ballarat Eureka. 75 vjeçare klerik katolik i cili ishte prift në Ballarata në vitet e ’70, i ka mohuar këto pretendime duke thënë se janë “totalisht të pavërteta”, duke thënë se ai kurrë nuk ka abuzuar seksualisht me askënd dhe këto akuza ndaj tij janë tërësisht të pavërteta dhe të gabuara. Nëse do të kishte pasur diçka të vërtet nga këto pretendime, atëherë ato do të ishin shqyrtuar në komisionin mbretërore deri më tani, tha Pell në një deklaratë të tij për publikun.

Vlen të theksohet se kohë më parë, një komision i Kishës Katolike ne Belgjike ka publikuar raportin ne te cilin zbulohen qindra raste te dyshuara te abuzimit seksual te fëmijëve ne këtë vend. Komisioni njoftoi se ka marre 475 ankesa gjate gjashte muajve te pare te ketij viti shumica e tyre te ndërlidhura me akuza te dyshuara për pedofili nga vitet e 50-ta e deri ne fund te viteve te 80-ta. Ka dyshime se abuzimet janë bere nga kleri katolik mësuesit fetare dhe nga personat e rritur qe kane punuar me te miturit. Raporti prej 200 faqesh përmban dëshmi nga 124 viktima anonime te abuzimeve te dyshuara. Raporti thotë se abuzimi seksual për pjesën me te madhe te viktimave kishte filluar ne moshën 12 vjecare. Këto raste tani po hetohen nga autoritet përkatëse për te zbardhur te vërtetën e deritanishme. OKB denoncoi kohë më parë Vatikanin nëpërmjet publikimit të një raporti, ku thuhet se Vatikani ka miratuar sistematikisht politika që kanë lejuar abuzimin e fëmijëve nga priftërinjtë.

OKB kërkon nga selia e Shenjtë të largojë klerikët abuzues. OKB pritet të dalë në një konferencë për shtyp lidhur më publikimin e raportit mbi Vatikanin. Në raport bëhet thirrje që Vatikani të bëjë publike informacionet që ka, për priftërinjtë pedofil dhe udhëheqësit katolikë që kanë ndihmuan në fshehjen e krimeve të tyre. Komiteti tha se është “jashtëzakonisht i shqetësuar ” përse Vatikani nuk ka marrë masat e nevojshme për të trajtuar rastet e abuzimit seksual të fëmijëve dhe për mbrojtjen e viktimave të ngacmimeve. Edhe më parë Vatikani është akuzuar se mbulon klerikët të cilët abuzojnë me të mituri. Skandale të njëpasnjëshme ka patur sidomos me abuzimin e djemve në kolegje.

Google search engine

6 COMMENTS

Comments are closed.