Jeta për një adoleshent si ky nuk është e lehtë, pasi ai rrjedh gjak nga sytë, veshët dhe pjesë të tjera.

Mjekët e konsiderojnë misterioze sëmundjen e 13 vjeçarit indian i quajtur Akhilesh Raghuvanshi.

Atij i shpërthen gjakut deri në dhjetë herë në ditë në pjesë të ndryshme të trupit dhe është konsideruar djali “Stigmata”. Rrjedhja e vazhdueshme e gjakut i shkakton atij një lodhje ekstreme dhe migrenë rrënuese.

Fillimisht, prindërit e tyre menduan se djali vuante nga dehidratimi, kur atij i filloi rrjedhja e gjakut nga hunda tri vite më parë, por ata shpejt e kuptuan se situata ishte diçka më serioze.

Mjekët mendojnë se sëmundja e tij e rrallë mund të lidhet me atë që në vend të lotëve të rrjedhë gjak, e quajtur haemolacria.

Vetëm një numër fare i vogël njerëzisht, sipas Daily Mail, vuajnë nga “Stigmata”, një emër që identifikohet me vuajtjet e Jezui Krishtit gjatë kryqëzimit dhe që u shoqërua me rrjedhjen e gjakut.

2 COMMENTS

Comments are closed.