Aeroplanmbajtësja gjigande “Admiral Kuznetsov” është nisur drejt brigjeve të Sirisë për të mbështetur operacionet luftarake të Rusisë në Siri.

Lajmi u bë i ditur nga ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shoigu, i cili theksoi se kjo aeroplanmbajtëse do të dislokohet në brigjet lindore të Mesdheut dhe do të ofrojë përkrahje të fuqishme për luftën kundër ISIS. Gjithashtu mësohet se aeroplanmbajtësja gjigande “Admiral Kuznetsov” do të marrë pjesë në një manovër ushtarake të forcave ruse në Mesdhe ku do të inkuadrohen edhe nëndetëse bërthamore dhe bombarduesit strategjikë TU-160. Rusia ka deklaruar se aeroplanmbajtësja “Admiral Kuznetsov” është përgatitur për sulme shumë precize kundër ISIS.

7 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: epavarura.com/aeroplanmbajtesja-gjigande-ruse-drejt-brigjeve-te-sirise/ […]

Comments are closed.