Të paktën 18 civilë u vranë në sulmet ajrore të forcave të NATO-s të kryesuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në provincën e trazuar afgane Helmond.

Misioni mbështetës i OKB-së në Afganistan (UNAMA) sot njoftoi se në sulmin e “forcave ushtarake ndërkombëtare” të enjten dhe të premten në qarkun Sangin viktimat ishin civilë, kryesisht gra dhe fëmijë.

Në deklaratë thuhet se sipas informacioneve paraprake, nga ky sulm janë vrarë të paktën 18 civilë, dhe se kanë nisur hetimet në lidhje me këtë rast.

4 COMMENTS

Comments are closed.