“Ai nuk ishte vetëm një grusht qelizash, zemra e tij rrihte aq ëmbël”

4
76

Në janar, Tiffany Burns përjetoi dhimbjen më të madhe që mund të ndiejë një nënë. Ndërsa ishte në javën e 11 të shtatzënisë, humbi fëmijën e saj nga një abort spontan.

Por ajo e përdori vdekjen e krijesës së saj për të promovuar jetën dhe për t’u bërë thirrje grave të mos vrasin krijesat që rriten brenda tyre përmes abortit. Tiffani vendosi të postonte në rrjetet sociale fetusin e djalit të saj të palindur për të treguar se fetusi në këtë moshë nuk është thjesht një grusht qelizash.

“Kjo është dora ime, në të cilën ndodhet fëmija im i ëmbël, Ezekiel, – shkruhet në postimin e shpërndarë më 29 korrik, i shoqëruar me foton e fëmijës së vogël në pëllëmbën e dorës së saj. – E linda më 20 janar. Zemra e tij ndali 2 ditë pasi kishte hyrë në javën e 11-të. Rrihte me një tingull aq të ëmbël. Ai kishte jetë. Ai nuk ishte një pikë. Nuk ishte vetëm një grusht qelizash”, – shkroi nëna, duke emocionuar shumë njerëz.

Edhe pse ai nuk mundi t’i mbijetojë tremestrit të parë, Tiffani është e sigurt se jeta e Ezekiel kishte një qëllim.

“Ai jetoi për të treguar jetën e të tjerëve. Ai është misionari im i ëmbël”, shkroi Tiffani.

Google search engine

4 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: epavarura.com/ai-nuk-ishte-vetem-nje-grusht-qelizash-zemra-e-tij-rrihte-aq-embel/ […]

Comments are closed.