Avioni civil, një 30-vendësh, “Saab 340A”, u shoqërua nga luftëtarët e “RAF” mbi Detin e Veriut, para se ai të bënte ulje në Birmingham, shkruan Daily Mail, transmeton Albeu.com.

Një zëdhënës “RAF” ka konfirmuar se avionët luftarakë janë ngritur në qiell pasi avioni civil humbi gjurmët dhe sinjalin e komunikimit, por më pas avioni ka zbritur i sigurt në aeroport.

Zëdhënësi shtoi se avionët e “RAF” do të jenë në gatishmëri për të shoqëruar të gjithë avionët e tjerë në mënyrë që të shmangin ndonjë rrezik të mundshëm, si në këtë rast. 

Nga Ministria e Mbrojtjes kanë bërë me dije se autoritetet do të jenë në gadishmëri të dërgojnë avionët e luftës për të monitoruar situata të tilla në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Let’s block ads! (Why?)

5 COMMENTS