Alarmon NASA: Një rrezik për Tokën, që vjen nga veriu

31

Sipas raportit të fundit të NASA-s, theksohet se temperaturat në Arktik kanë shënuar rritje prej 10 gradë më lart se normalja, teksa është zhdukur një pjesë e akullit në madhësinë e Floridës.

Erërat e ngrohta kanë shkaktuar shkrirjen e pjesëve të mëdha të akullit në Oqeanin Arktik dhe kanë shkaktuar ndarjen e pjesëve të akujve nga trupi kryesor, thuhet në raportin e NASA-s, të publikuar këtë javë.

Sipas raportit, stuhi të ngrohta kanë përfshirë Arktikun dhe pjesë të tjera polare, të njohura për temperaturat e ftohta.

Në disa vende, shkrirja e akullit ka arritur në 10 për qind. “Si rezultat i ciklonit, sasia e akullit në detin Barenc dhe Kara, është ulur me 10 për qind dhe shkrirja ka lëvizur për në veri”, ka thënë Lynette Boisvert, autor i studimit të NASA-s.

Ai ka gjetur se akulli i hollë është shkrirë plotësisht.

“Një tjetër vit, një tjetër rekord. Temperaturat e larta në vitin 2015 do të tejkalohen në vitin 2016”, tha sekretari i përgjithshëm i Organizatës Meteorologjike të Botës, Peteri Talas.

“Një pjesë të temperaturave të Arktikut rus ishin 6-7 gradë Celsius mbi mesataren afatgjatë. Shumë rajone të tjera arktike dhe polare të Rusisë, Alaskës dhe veriperëndimit të Kanadasë janë të paktën tre gradë Celsius mbi mesataren”, tha ai.

Loading...