Avokati Altin Goxhaj, shprehet në rrjetet sociale se kreu i Partisë Libra, Ben Blushi, është një krijesë Sorosiane. Goxhaj ka publikuar videon ku Blushi shprehet se “Komploti Soros është idiotsi”. Ai shprehet se kjo video është zhdukur nga Youtube. Sipas Goxhaj, Blushi i zuri vendin për në emisionin “Të paekszpozuarit”,pasi ai ishte i ftuari i mbrëmjes.

“PARTIA “LIBRA” NJE KRIJESE SOROSIANE! S’me besoni?

Kjo eshte nje video qe eshte zhdukur nga youtube po sot! Une isha i ftuar ne kete emision nga Ylli Rakipi por mu anullua ftesa sepse vune veton Blushi, Bushati dhe Qili.:) Lubonja ishte dakort qe te merrja pjese,:) Thanks, :)Kuptohet pse kane frike te gjithe qe une te marr pjese ne ndonje emision sidomos tani;) Sidomos kur do te pyesja Blushin per rrogen qe merrte dikur ne Soros, raportet me Henri Cilin, Remzi Lanin etj
Ketu e keni ne nje version te filmuar me celular nga ekrani qe ma dergoi nje mik dhe nuk degjohet mire cdo gje por arritem te deshifrojme dicka. Lexojeni dhe shikojeni vete

E nxorri koken dhe Blushi, “Komploti Soros eshte nje idiotesi!“”, shkruan Goxhaj

Më poshtë diskutimi në “Tëpaekspozuarit” për Soros

Blushi: A mund të flas? E para për punën e Soros a mund të them dy fjalë? Eshtë përhapur një legjendë urbane në Tiranë që ka një komplot të Sorosit kundër Shqipërisë! Ose për të mbështetur disa shqiptarë kundër disa shqiptarëve të tjerë! Unë se besoj fare këtë gjë!

Bushati: Paranojë është paranojë!

Blushi: Unë se besoj fare këtë gjë! është një paranojë e ngritur në mënyrë idioteske!

Rakipi: Po flasim që Reformën në drejtësi që është ideuar nga Fondacioni Soros!

Blushi: Po mund të jetë, mund të jetë!

Rakipi: Jo mund të jetë por është se unë e kërkova dhe e gjeta!

Blushi: Po mund të jetë! Nuk po të kundërshtoj! Po unë nuk mendoj se Reforma në Drejtësi është komplot kundë Shqip�ërisë! Po edhe nqs është e ideuar ky nuk është një komplot kundër Shqipërisë!

Lubonja: Jo mund të jetë! Nqs është një reformë, o Blush Nqs është një reformë… tani…

Blushi: Po flet me një person që e ka votuar! Po flet me një njeri që e ka votuar, dhe unë se kam votuar si një komplot!

Lubonja: Po mirë mo në rregull! Më fal po unë po të shtroj pyetjen, Nqs është reformë që kërkon të marri nën kontroll drejtësinë si nuk qenka komplot?

Çili: (nuk dëgjohet batuta për Sorosin)

Blushi: Shyqyr ja!

Blushi (Lubonjës): Tani do më shpallni sorosian? Nuk jam as trumpist dhe as sorosian!

Çili: Unë jam sorosian!

Blushi: Unë jam as njëri as tjetri!

Lubonja: Po le mo tani se nuk do të merremi me juve, po merremi në tërësi me problemin! Sorosi, njihet si një nga mbështetësit më të fortë të Klintonit! Nqs i ke dëgjuar deklaratat e Trumpit.. Jo tani që është bërë president se tani është shumë paqësor! Trumpi një ndër gjërat që ka thënë është se do ta pastrojë korrupsionin politikën nga lobizmi, nga korrupsioni që ka ndërtuar një sistem…

Blushi: Pse do vijë deri në Shqipëri… si Cezari dhe Pompei?

Lubonja: Po mos më ndërprit… Lëre ta mbarojë tjetrin, e kuptoj që ti s’ke interes…

12 COMMENTS

Comments are closed.