Ish-ambasadori i SHBA-ve në Beograd, William Montgomery konsideron se Prishtina është fajtore për pengesat në procesin e dialogut, kurse Beogradin e këshillon që mos të bie pre e provokimeve, dhe të vazhdojë të qëndrojë i fuqishëm në përparimin e dialogut, transmeton Gazeta e Re.

Montgomery thotë se dialogu është “pështjell” si pasojë e katër faktorëve kyç.

“Faktori i parë është se Prishtina nuk e duron idenë e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe do të vazhdojë të bllokojë formimin e saj”, ka thënë ai për Tanjug duke shtuar se ndër metodat që Prishtina do të përdorë për bllokimin e Asociacionit është nxitja e temave të reja.

“Ata (shqiptarët e Kosovës) shpresojnë që ta shtyjnë Serbinë drejt përgjigjeve kundër-produktive siç mund të jenë iniciativa për Trepçën dhe “kërkesa” e fundit njohja për Kosovën”, shpjegon ish-ambasadori amerikan Montgomery.

Faktori i dytë sipas tij është se qeveria kosovare është e dobët dhe në gjendje konfuzioni.

“Ata nuk kanë as fuqi, as guxim, as vullnet të marrin hapa të rëndë, të cilët janë të nevojshëm për të dyja palët. Më lehtë e kanë që prapë të jenë në luftë verbale kundër Serbisë”, deklaron ish-ambasadori amerikan.

Sipas tij, faktori i tretë është se shqiptarët e Kosovës “besojnë që BE dhe SHBA ka më shumë simpati ndaj tyre”, dhe për këtë thotë ai, ata janë më të lirë të pengojnë procesin dhe të mos japin rezultate.

Dhe faktori i katërt, sipas tij është se BE-ja po përballët me shumë probleme të brendshme dhe për këtë është më pak e aftë të veprojë në lidhje me dialogun.

“Kujdesuni që faji për mos përparim të dialogut të bije plotësisht mbi shqiptarët e Kosovës dhe insistoni që BE-ja të përgjigjet për këtë” i këshillon ish-ambasadori amerikan serbët.

8 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More on to that Topic: epavarura.com/ambasadori-amerikan-u-thote-serbeve-kujdesuni-qe-faji-per-dialog-te-bier-mbi-kosoven/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Read More Information here on that Topic: epavarura.com/ambasadori-amerikan-u-thote-serbeve-kujdesuni-qe-faji-per-dialog-te-bier-mbi-kosoven/ […]

Comments are closed.