Ambasadori Lu: Nuk keni zgjidhje tjetër, SPAK dhe BKH do të bëhen realitet brenda muajve. Emrat që falenderon për reformën në drejtësi

68

Në fund të misionit të tij në Shqipëri ambasadori amerikan Donald Lu ka specifikuar emrat që janët reguar mbështetës për reformën në drejtësi.

“Mendoj që ndonjë historian do të hartojë një histori shumë të plotë të atyre ditëve deri tek marrëveshja. Dhe nëse historian do të isha unë, mendoj do ishin disa persona specifikë që bënë më shumë se kushdo tjetër. Ju i njihni shumë nga këta emra, por janë: Fatmir Xhafaj, Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili, Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha. Nëse do më duhej të përmendja gjashtë personat më përgjegjës, këto do ishin votat e mia”, u shpreh Lu.

Ai ritheksoi qëndrimin se axhenda e tij dhe koleges Romana Vlahutin do të vijojë.

“A është e vërtetë që njerëzit kanë pretenduar të gjithë ato gjëra për të cilat folëm, që këto reforma, janë axhenda personale e imja apo e Romanës apo e ambasadorëve të vendeve të tjera anëtare të BE-së? Po, i kanë pretenduar këto gjëra por unë jam i sigurtë – Romana është larguar tashmë, unë do të largohem javën që vjen – që këto gjëra do të vazhdojnë për një kohë të gjatë edhe kur ne të mos jemi më sepse nuk janë axhenda personale e pesë apo gjashtë njerëzve që jetuan këtu për disa vite, por janë axhenda e të gjitha qeverive tona, janë axhenda e njerëzve shqiptarë. Kush i do vërtetë këto reforma? Janë njerëzit e zakonshëm, që takojmë në rrugët e Shqipërisë. Unë e di që trysnia e tyre për t’i çuar përpara këto reforma do të vazhdojë mbi këtë qeveri, mbi opozitën, mbi Kuvendin, shoqërinë civile.

Gjëja e fundit që dua të them është se njerëzit shqetësohen ndonjëherë kur Ministrat ndryshohen, apo ambasadorët ndryshohen apo njerëzit që janë të përfshirë në reformën në drejtësi. Unë jam shumë i bindur që këto gjëra do të arrihen sepse tashmë janë pjesë e Kushtetutës tuaj, në dokumentin më të shenjtë të këtij vendi. Nuk keni zgjidhje tjetër. KLP dhe KLGJ do të ngrihen në javët e ardhshme, pavarësisht nëse Donald Lu apo Sokol Balla janë këtu apo jo, nuk ka rëndësi, ato do të ngrihen. SPAK dhe BKH do të bëhen realitet brenda muajve në vijim, pavarësisht nëse ne jemi apo jo këtu. Janë pjesë e strukturës së ligjeve të këtij vendi”, theksoi Lu.

 

 

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/
autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e epavarura.com

Loading...