Amerika bombardon, ISIS pushton: 80 ushtarë sirian të vrarë dhe mbi 100 të plagosur nga sulmi ajror amerikan

2
99

Të paktën 80 ushtarë të vrarë dhe mbi 100 të tjerë të plagosur është bilanci i sulmit ajror të Amerikës kundër bazave ushtarake të ushtrisë së Sirisë, pavarësisht vendosjes së armëpushimit në këtë vend.

Agjencia Tabnak e lajmeve njoftoi se avionët luftarakë të Amerikës kanë bombarduar në masë të gjerë bazën ajrore të ushtrisë siriane në malin Tharde në Dejrul-Zur dhe kanë shkaktuar vrasjen e dhjetëra pjesëtarëve të forcave ushtarake të ushtrisë siriane dhe kanë shkatërruar pajisjet luftarake të kësaj baze.

Dy avionë F-16 dhe dy avionë A10 luftarakë të Amerikës kanë sulmuar pozicionet e ushtrisë së Sirisë në bjeshkën Tharde dhe ky veprim nuk mund të jetë i rastësishëm, për arsye se është kryer në thellësinë e territorit të Sirisë dhe në një rajon të pushtuar nga grupi terrorist ISIS. Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë siriane me anë të një deklarate, ka theksuar se pozicionet e ushtrisë siriane përgjatë një ore janë bombarduar nga avionët luftarakë të Amerikës dhe pas këtij bombardimi terroristët e ISIS kanë sulmuar dhe pushtuar këtë rajon. Ky veprim i Amerikës është mbështetje e hapur ndaj terroristëve të ISIS dhe të gjitha pretendimet e këtij vendi për luftë kundër terrorizmit janë vetëm gënjeshtra./ PT

Google search engine

2 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More on that Topic: epavarura.com/amerika-bombardon-isis-pushton-80-ushtare-sirian-te-vrare-dhe-mbi-100-te-plagosur-nga-sulmi-ajror-amerikan/ […]

  2. … [Trackback]

    […] There you will find 89687 additional Info to that Topic: epavarura.com/amerika-bombardon-isis-pushton-80-ushtare-sirian-te-vrare-dhe-mbi-100-te-plagosur-nga-sulmi-ajror-amerikan/ […]

Comments are closed.