Burimet informative ndërkombëtare thonë se objektet antike dhe relikat e vjedhura në Irak dhe në Siri janë shitur në tregjet rajonale me destinacionet kryesor Amerikën vend ku shiten si objektet origjinale ashtu edhe ato false.

Një sajt irakian i njohur me emrin Sky Iraq, ka raportuar mbi shitjen e sendeve dhe replikave false nëpër tregjet e zeza të rajonit dhe shkruan se shitja e objekteve dhe e replikave origjinale të vjedhura nga Iraku dhe Siri, ka inkurajuar tregun dhe prodhuesit që të bëjnë sende dhe relika false. Sendet e shitura kryesisht në këto tregje janë, Bibla, Kurani, monedha false, libra me bukurshkrime dhe të gjitha këto sende janë shitur për tregjet në Liban dhe në Turqi dhe më destinacionet kryesor Amerikën. Sa i përket kësaj z. Abdul’karim drejtori i përgjithshëm për ruajtjen e sendeve antike në muzetë e Sirisë ka thënë se gjatë tre viteve të kaluara trafiku i sendeve false në tregun e Libanit është shtuar nga 30 në 70%. Ndërkohë autoritetet amerikane përpara nënshkrimit të marrëveshjes për largimin e forcave amerikane nga Iraku, i kanë premtuar se do të kthejnë të gjitha sendet, relikat dhe objektet antike të vjedhura nga Iraku.

12 COMMENTS

Comments are closed.