Rusia dënoi përkrahjen e gjerë të Amerikës, Francës dhe Anglisë për grupet terroriste në Siri.

Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, deklaroi se SHBA, Franca dhe Anglia duke vazhduar përkrahjen për terrorizmin, po pengojnë renditjen e grupeve terroriste Ehrarul Sham dhe Xhejshul Islam në listën e zezë të KS të OKB. Ajo tha se Moska në një letër drejtuar komitetit të sanksioneve të OKB ka kërkuar që emrat e grupeve terroriste Ehrarul Sham dhe Xhejshul Islam të renditen në listën e zezë të KS të OKB, por kjo kërkesë e Rusisë po kundërshtohet nga SHBA, Franca dhe Anglia.