Fotografitë që tregojnë avionët amerikanë duke u pikturuar me ngjyrat ruse kanë shkaktuar debate dhe teori konspiracioni në internet, ku shumica thonë se Uashingtoni ka në plan të kryejë sulme nën flamuj të rremë në Siri dhe të fajësojë për këtë Moskën.

Fotografitë e avionëve amerikanë janë postuar nga një gazetar kanadez javën e kaluar në llogarinë e tij në Twitter.

Edhe pse gazetari vuri në dukje se pikturimi i aeroplanëve luftarakë me ngjyrat e kundërshtarëve të mundshëm është praktikë standarde, kjo gjë shkaktoi një tronditje në mesin e teoricienëve konspirativë.

Shumë prej tyre kanë akuzuar SHBA-të për përgatitjen e një sulmi nën flamuj të rremë që synon inkuadrim e Rusisë në Siri.

Një përdorues i Twitter tha se praktika të kujton veprimet e fundit të Uashingtonit në lidhje me Kubën.

Një tjetër i ka quajtur operacionet e flamujve falsë një ‘markë amerikane.’

Publikimi i imazheve erdhi në kohën e duhur . Marrëdhëniet mes Rusisë dhe SHBA-ve rreth konfliktit në Siri, janë ndër më të tensionuarat e të gjitha kohërave, ku të dyja vendet shkëmbejnë kërcënime dhe paralajmërime lidhur me përfshirjen e tyre në Siri.

SHBA dhe ushtritë e tjera janë të njohura për përdorimin e skuadroneve agresore, të cilat veprojnë si forca kundërshtare në lojërat luftarake të ushtrive. Përveçse pikturohen me ngjyrat e kundërshtarit, ato gjithashtu përdorin taktikat e armikut për të siguruar imitime reale të luftimit ajror. / Gazeta Impakt

Burimi: RT

10 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More Information here to that Topic: epavarura.com/amerika-po-pergatit-sulme-te-rreme-avionet-e-saj-lyen-flamuj-ruse/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More here to that Topic: epavarura.com/amerika-po-pergatit-sulme-te-rreme-avionet-e-saj-lyen-flamuj-ruse/ […]

Comments are closed.