Ushtria e Amerikës ka pohuar se koalicioni i ashtuquajtur kundër ISIS i drejtuar nga Uashingtoni, që nga 31 marsi deri më 22 tetor të këtij viti, ka vrarë të paktën 54 civilë në Irak dhe Siri.

Kanali televiziv Press Tv njoftoi se sipas deklaratës së ushtrisë së Amerikës, në muajin qershor në një sulm të kryer afër qytetit Manbaxh në veri të Sirisë, janë vrarë 24 civilë sirianë. Sipas raportit të koalicionit të ashtuquajtur kundër ISIS të drejtuar nga Amerika, gjatë dy viteve të kaluara nga sulmet e këtij koalicioni janë vrarë mbi 170 civilë. Ndërkohë burimet jo zyrtare tregojnë se numri i viktimave të civilëve gjatë sulmeve amerikane në Irak dhe Siri është shumë më i madh se ai që paraqesin statistikat zyrtare të publikuara nga ky koalicion. Amerika dhe vendet anëtare të këtij koalicioni deri më tani nuk kanë shënuar ndonjë rezultat të rëndësishëm në luftën kundër terroristëve të ISIS.

5 COMMENTS

Comments are closed.