Analisti amerikan: Trump po e përdor imigracionin si armë gjeopolitike

30

Politikat e imigracionit të presidentit amerikan Donald Trump po përdoren si një “armë gjeopolitike” kundër kombeve që nuk janë aleatë të Shteteve të Bashkuara, sipas një analisti amerikan.
“Trump ka dalë dhe ka pohuar se ne duhet të eliminojmë lotarinë e diversitetit sa i përket vizave. Ajo që do të thotë me këtë është se ai dëshiron të eliminojë imigracionin në Shtetet e Bashkuara nga persona të kombeve kryesisht islamike “, tha Keith Preston, kryeredaktor i sajtit AttacktheSystem.com. “Nuk bëhet fjalë për Islamin; nuk ka të bëjë me terrorizmin; nuk ka të bëjë me emigracionin. Kjo është një armë gjeopolitike, kundër kombeve dhe shteteve që nuk janë në linjë me Shtetet e Bashkuara, “tha Preston. “Për shembull, autorët e sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Nju Jork, ishin individë nga Arabia Saudite, megjithatë nuk ka pasur asnjë përpjekje nga administrata Trump për të frenuar imigracionin nga Arabia Saudite”, vuri në dukje ai. Duke e konsideruar të dyshuarin për sulmin terrorist në një Nju Jork si “një kafshë”, Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se do t’i kërkojë Kongresit t’i japë fund programit të Lotarisë Amerikane për emigracionin. “Unë do t’i kërkoj Kongresit që të fillojë menjëherë punën për të hequr qafe këtë program. Lotaria e diversitetit nuk ka qenë diçka e mirë dhe ne jemi kundër”, deklaroi Trump./ pt

Loading...