Ushtria norvegjeze publikoi sot foto të së vetmes aeroplanmbajtëse të marinës ruse, e shoqëruar nga një eskortë detare duke udhëtuar drejt Sirisë, ku pritet të rrisë praninë ushtarake ruse.

“Me seli të përhershme në Severomorsk, në detin Barenc, ‘Admirali Kuzjnecov’ dhe shtatë anije të tjera u fotografuan dje në ujërat ndërkombëtare, larg brigjeve të Norvegjisë”, bëri sot të ditur Elisabeth Eikeland, zëdhënëse e Qendrës së Operacioneve të ushtrisë norvegjeze.

“Jemi të informuar se ky kontigjent është drejtuar për në detin Mesdhe”, deklaroi për median Eikeland.

“Nuk ndodh çdo ditë që një numër kaq i madh anijesh të udhëtojnë së bashku pranë brigjeve të Norvegjisë”, njoftoi ajo.

”Ndërsa roli i mbrojtjes norvegjeze është të monitorojë territorin e saj çdo ditë për 365 ditë në vit. Ne do të ndjekim të gjthë aktivitetet përgjatë vijës tonë detare, veçanërisht të anijeve dhe avionëve rusë”, shtoi ajo.

4 COMMENTS

Comments are closed.