Kësaj situate i janë përgjigjur edhe hakerat me famë botërore tashmë, “Anonymous” të cilët janë vënë kundër qeverive botërore duke i fajësuar si shkaktarët e kësaj situate. Ata kanë postuar një seri videosh mbi raportet e lajmeve alarmante dhe kanë sugjeruar se lufta e tretë botërore është e pashmangshme.

“Anonymous” saktëson se lufta është e vështirë për t’u shmangur sepse: “Kur ke një qeveri që operon pa kufij, kur ke një qeveri që vë në gatishmëri policinë, një qeveri që i sheh njerëzit si armiq, kur ke një qeveri që ju mashtron. Por mos mendoni për bunkerët ku do fshiheni ende”.

“Anonymus” duke iu referuar një raporti të “Anon HQ” deklaron se SHBA-ja beson se lufta është e pashmangshme por hakerët sqarojnë se situata nuk është aq alarmante sa duket.

“Është e vërtetë, lufta është e pashmangshme por kjo nuk do të thotë se lufta bërthamore është gati të fillojë tani, edhe pse qeveritë po e planifikojnë”.

3 COMMENTS

Comments are closed.