Anxhela fiton çmimin ‘Kënga e vitit’, ja kujt ia dedikon të ardhurat nga trofeu (Foto)

7

Anxhela Peristeri fitoi mbrëmë çmimin “Kënga e Vitit”, në 15-vjetorin e “Çmimeve Kult”.
“Pa mua”, ishte kënga e shpallur fituese, e kënduar nga Anxhela Peristeri dhe e kompozuar nga Kledi Bahiti.
Pas eventit, Anxhela deklaroi me një postim në Instagram se të ardhurat nga ky trofe do shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.
“Shumë e nderuar që akademia Kult vlerësoi ‘Pa mua’ si kënga e vitit mes 5 kolegëve e miqve në garë. Kjo këngë më ka dhënë një dashuri të madhe nga publiku, një trofe për një kompozim jashtë festivaleve nga Kledi Bahiti që e meriton këtë çmim njësoj si unë! Siç e thashë edhe në skene, njoftova akademinë që të ardhurat e trofeut të shkojnë për të prekurit e tërmetit të 26 Nëntorit. Ju faleminderit të gjithëve”, shkruan Anxhela.

 
 

 
 
 
Shperndaje lajmin Anxhela fiton çmimin ‘Kënga e vitit’, ja kujt ia dedikon të ardhurat nga trofeu (Foto) ne facebook, twiter, google+ etj.net.

Loading...