Një arkeolog ekspert izraelit ka pohuar se nuk ka asnjë lidhje mes Murit Perëndimor të kompleksit të Xhamisë Al-Aksa dhe një tempulli të lashtë hebre, njoftoi sot Al Jazeera. Kjo ka të ngjarë të shërbejë për të minuar gërmimet izraelite të vendit.

Meir Ben-Dov, një ekspert arkeolog izraelit i cili është autor i shumë librave për Jeruzalemin dhe Malin e Tempullit, më tej pohoi se Muri i Vajtimit, emri hebre për Murin Perëndimor, nuk ka domethënie të shenjtë në besimin hebraik.

Në lidhje me këtë, anëtarët e UNESCO-s pritet të votojnë mbi një rezolutë që mohon lidhjet hebraike me xhaminë Al-Aksa dhe Murin Perëndimor, i njohur si Muri Buraq për muslimanët.

Gazeta izraelite Haaretz, ka thënë se rezoluta pritet të kalojë me një shumicë e madhe, duke iu referuar pamundësisë së lobimit izraelit për të bindur anëtarët e UNESCO-s që të mos e mbështesin rezolutën.

‘Izraeli ka bërë përpjekje për të bllokuar rezolutën, ose të paktën për ta zbutur atë, por ka arritur vetëm të lëkundë pozicionet e disa shtete anëtare’, deklaroi Haaretz.

Autoriteti Palestinez, Egjipti, Algjeria, Maroku, Libani, Omani, Katari dhe Sudani kanë shtyrë përpara projekt-rezolutën që deklaron se Jeruzalemi është i shenjtë për të tre fetë abrahamike, Islamin, Krishtërimin dhe Judaizmin.

Drafti gjithashtu përfshin një seksion që thekson se xhamia Al-Aksa është e shenjtë vetëm për muslimanët, duke iu referuar asaj si Al-Haram Al-Sharif, ose Faltorja e shenjtë.

Në prill, Bordi ekzekutiv i UNESCO-s ka ratifikuar një rezolutë të ngjashme, e cila është mbështetur nga një numër vendesh evropiane, duke përfshirë edhe Francën.

Megjithatë, pas një bisedë telefonike ‘të ashpër’ mes kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentit francez Francois Hollande, Franca premtoi të mos mbështesë asnjë zgjidhje të tillë në të ardhmen. / Gazeta Impakt

Burimi: Middle East Monitor

3 COMMENTS

Comments are closed.