Si mblidhej informacioni nga shërbimet e fshehta

Gjatë Luftës së Parë Botërore, arkeologu Silvan Morlej luajti një rol thelbësor në parandalimin e interesave gjermane në Meksikë, të cilat mund të kishin ndryshuar në mënyrë drastike rrjedhën e historisë. Një ekspert mbi fiset Maja, Morlej udhëtoi nëpër Amerikën Qëndrore duke fotografuar rrënojat e lashta. Në vitin 1917, ai mbërriti në Honduras dhe u përpoq të fotografojë një fortesë të vjetër spanjolle përgjatë bregdetit.

Kur ushtarët e ndaluan, atij iu desh të sqaronte pozicionin e vet deri tek presidenti i vendit, para se të lejohej të vazhdonte aktivitetin e tij. Ata nuk e dinin se ai kishte si mision të identifikonte agjentët gjermanë, fotografonte nëndetëset, dhe kapur trasmetimet radiofonike gjermane më valë të shkurtra.

Në total ai udhëtoi 3.200 kilometra, ndërsa dokumentoi praninë gjermane në Amerikën Qëndrore. Për shkak të përpjekjeve të tij, Morlej është identifikuar nga historianët si “agjenti sekret ndoshta më i mirë që SHBA prodhoi gjatë Luftës së Parë Botërore”. Metoda e tij u bë model për misionet e ardhshme agjenturore gjatë Luftës së Dytë Botërore.

3 COMMENTS

Comments are closed.