Viti 2013 do të sillte për pak ditë trazira të ëmdha në vendin tonë kur u publikua se tanimë qeveria shqiptare kishte pranuar në fshehëtsi planin për çmontimin e armëve kimike në vendin tonë.

Shpejtë qytetarët mbushën sheshet si rrallëherë pas rënies së komunizmit dhe detyruan qeverinë shqiptare të tërhiqeshin nga ky vendim.

Por ngjarjet e ditëve të fundit të vendin tonë kanë hedhur dyshime se armët kimike tanimë kanë mbërritur në vendin tonë dhe “refuzimi” i Edi Ramës që u bëri amerikanëve ka qënë thjesht një teatër politik.

Në Tiranë, dhe Durrës trupat ruse, amerikane dhe angleze kanë zbarkuar si rrallëherë më parë tërësisht në një terr informacioni se çfarë misioni kanë ato në vendin tonë.

Prezenca e këtyre forcave na dërgon edhe një herë në 2013, ku plani i atëhershëm parashikonte se asgjësimi i këtyre armëve do të bëhej nën monitorimin e trupave ruse, angleze dhe amerikane.

Nga ana tjetër qytetarët e durrësit kanë publikuar foto në rrjete sociale se dhjetra artileri të rënda ushtarake ngarkohen në port çdo ditë dhe transportohen nga masa të rrepta sigurie.

Nga informacionet jozyrtare konfidenciale që ka siguruar “Gazeta Impakt” demontimi i i këtyre armëve do të bëhet në një bazë ushtarake mes Krujës dhe Durrësit.

Të gjitha lëvizjet ushtarake në vendin tonë hedhin dyshime të mëdha që tanimë armët kimike nga Siria kanë mbërritur në Shqipëri gjatë një plani top sekret.//Gazeta Impakt

6 COMMENTS

Comments are closed.