Arrestohen disa persona për ndërtime pa leje në mbarë vendin

22

14661797401465999893arrestimi

Në kuadrin e aksionit policor kundër ndërtimeve pa leje, policia ka arrestuar disa persona në mbarë vendin.

8 ndërtime pa leje janë evidentuar gjatë 24 orëve të fundit në juridiksionin e Tiranës. Policia arrestoi 1 shtetas, procedoi në gjëndje të lirë 3 dhe shpalli në kërkim 2. I arrestuari quhet Flamur Miha, 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi në banesë është konstatuar duke kryer punime pa lejen përkatëse.

Janë proceduar në gjëndje të lirë për ndërtim të paligjshëm shtetasit : – H.F., 75 vjeç, A.H., 67 vjeç dhe Z.T., 63 vjeç. Janë shpallur në kërkim për ndërtim të paligjshëm shtetasit : – I.M., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi në banesë ka kryer punime pa lejen përkatëse. – U.A., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lokalin në pronësi të tij ka kryer punime pa lejen përkatëse.

Po punohet për shoqërimin e shtetasve: A.O., 26 vjeç dhe A.C., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi në banesë kanë kryer punime pa lejen përkatëse.

Në Fier dhe Lushnje

Janë proceduar penalisht 5 persona për “Ndërtim të paligjshëm”.

V.M, 40 vjeç, banues në fshatin Kallm i Vogël, Fier, pasi u kap duke ndertuar në tokën në pronësi të tij një objekt pa leje.

K.B, 43 vjeç, banues në fshatin Kallm i Madh, Fier, pasi në tokën në pronësi të tij u kap duke ndërtuar një objekt pa leje.

V.P, 34 vjeç, banues në lagjen “Liri Gero” Fier, pasi u kap duke ndëtuar në tokën në pronësi të tij një objekt pa leje.

E.Sh, 23 vjeç, banues në fshatin Ballagat, Lushnje, pasi u kap duke ndërtuar një objekt pa leje.

F.Sh, 58 vjeç, banues në fshatin Ballagat, Lushnje, pasi në fshatin Ballagat u kap duke ndërtuar një objekt pa leje përkatëse.

Loading...