Organet e sigurisë në Gaza kanë arrestuar disa spiunë të regjimit të Izraelit, të cilët mendohet se janë implikuar në vrasjen e Mazen Fukaha, një prej komandantëve të brigadave Izeddin Kassam, krahu i armatosur i Lëvizjes Hamas.

Agjencia palestineze e lajmeve Al-Ahd, duke cituar organet e sigurisë në Gaza, bëri të ditur se këta spiunë akuzohen se kanë zbuluar vendbanimin e Mazen Fukaha dhe kanë zbatuar planin izraelit për vrasjen e tij. Ndërkohë, Ismail Hanije, nënkryetar i Zyrës Politike të Hamasit, deklaroi se Hamasi e konsideron Izraelin përgjegjës për vrasjen e Mazen Fukaha, ndërsa këta spiunë do të marrin dënimin e merituar./ PT

6 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Find More Information here to that Topic: epavarura.com/arrestohen-disa-spiune-te-izraelit-ne-gaza/ […]

Comments are closed.