Policia egjiptiane arrestoi një burrë për shkrepjen e një seti fotografish me pjesëmarrjen e fëmijëve, fotot të cilat janë prezantuar si foto të shkatërrimeve dhe të plagosurve civilë në qytetin sirian të Alepos, sic ka raportuar agjencia e lajmeve RIA Novosti, duke cituar një deklaratë të Ministrisë egjiptiane të Punëve të Brendshme. Fotografitë janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Siç është raportuar nga ministria e Brendshme egjiptiane në faqen e saj zyrtare në Facebook, ekipi që përfshinte asistentët e fotografit dhe prindërit e aktorëve të rinj, u arrestua në provincën Port Said.

Policia egjiptiane u bë dëshmitare e një seti fotografik, i cili u zhvillua në rrënojat e një ndërtese të paligjshme, të shkatërruar me vendim të autoriteteve. Vëmendjen e policëve që po ngisnin aksidentalisht në atë zonë, e kishte tërhequr një vajzë të vogël, e veshur në një fustan të bardhë të përgjakur që mbante një arush pellushi të bardhë në duart e saj. Lodra prej pellushi po ashtu ishte përlyer me njolla të kuqe. Pasi policët konstatuan menjëherë, “gjaku” doli të ishte një bojë e zakonshme.

Pas një diskutimi të shkurtër dhe një vëzhgimi të punës së ekipit, fotografi i tha policisë se ai do i publikonte këto foto në rrjetet sociale, duke i përshkruar si pamje nga Alepo.

Fotografi u arrestua nga policia për katër ditë për hetimin e incidentit. Pjesëmarrësit e tjerë të setit u liruan me kusht. / Gazeta Impakt

Burimi: Southfront

2 COMMENTS

Comments are closed.