Arrestohet në Gjermani biznesmeni shqiptar i naftës

35

Arrestohet në Frankfurt të Gjermanisë, Ardian Xhillari, biznesmeni i shpallur në kërkim për skandalin me naftën virxhin. Burime bëjnë të ditur se arrestimi i Xhillarit është bërë nga INTERPOL-i gjerman, pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare 2 vite më parë. Ai u prangos në aeroportin e Frankfurtit.
Nafta virxhin, e kompanisë kompania Tea Construcion & Petrol hidhej në treg e papërpunuar dhe sipas Prokurorisë i është shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej miliona eurosh si dhe pasoja teknike për automjetet e qytetarëve që janë furnizuar me naftë bruto e cila është tregtuar si cilësore. Pritet të nisin procedurat përt ekstradimin e Xhillarit në Tiranë ku do përballet me akuzat e drejtësisë shqiptare.
Më herët, po gjatë kësaj të enjte, Prokuroria e Tiranës kërkoi 15 vite burg për Xhillarin, 5 vite për ish-zv/drejtoreshën e Doganave Lule Njebza si dhe tre vite për Mirarbër Teneqexhi, ish-drejtori i Doganës së Tiranës, të përfshirë në skandalin e futjes së naftës së papërpunuar në tregun vendas. Nga hetimet ka rezultuar se në këtë skemë evazioni ishte përfshirë dhe numri dy i Doganës asokohe zonja Njebza, ndërsa në total kanë qenë 4.5 milion litra naftë virxhin e nxjerrë në treg si naftë cilësore.
Ky hetim ka zgjatur për dy vite nga prokuroria e Tiranës pas kallëzimit të tatimeve për zhdukjen e 4.4 milionë litra naftë virxhin, ndërsa Xhillari po gjykohet në mungesë pasi prej nëntor 2017 ai është i arrestuar në Zvicër dhe ende nuk është ekstraduar në Shqipëri.
Shperndaje lajmin Arrestohet në Gjermani biznesmeni shqiptar i naftës appeared first on Lajme.al.

Loading...