Sot rreth orës 17:00, në Lagjen “Veternik” në Prishtinë, ka mbetur i plagosur Luan Maloku, këshilltar i liderit të Nismës, Fatmir Limaj.
Maloku ka mbetur i plagosur pranë shtëpisë së tij në Prishtinë, teksa gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë.
Media, ka marrë vesh se motivi i plagosjes së Luan Malokut, është krejtësisht familjar.
Dy vëllezërit e ish-gruas së Malokut, Orhan Agushi dhe Uran Agushi, dyshohet se fillimisht e rrahën dhe pastaj e plagosën atë.
Gazeta Blic, merr vesh se Luan Maloku, është ndarë nga gruaja rreth një vit më parë, teksa kjo ka qenë arsyeja pse vëllezërit e ish-gruas së tij, e kanë plagosur atë.
“Plagosja ka ndodhur nga dy vëllezërit e ish-gruas së tij. Shkak për këtë është fakti që Maloku është ndarë nga gruaja. Dy vëllezërit e ish-gruas, kanë rrahur fillimisht dhe pastaj e kanë plagosur, për shkak të ndarjes së tij nga motra e tyre”, i ka thënë ky burim.
Policia ka konfirmuar pak më parë, se kanë arritur që ta arrestojnë njërin nga të dyshuarit.
Shperndaje lajmin Arsyeja pse u plagos nga familjarët e ish-gruas këshilltari i Limajt ne facebook, twiter, google+ etj.net.

2 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More Info here to that Topic: epavarura.com/arsyeja-pse-u-plagos-nga-familjaret-e-ish-gruas-keshilltari-i-limajt/ […]

Comments are closed.