Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në pikat e kalimit kufitar me Maqedoninë.

Pala shqiptare mësohet të ketë refuzuar hyrjen në territorin shqiptar të një numri të madh të bashkombasve tanë nga Maqedonia, të cilët ishin nisur drejt Elbasanit për të bërë tifo për ekipin tonë kombëtar në përballjen me Izraelin.

“BalkanWeB” ka siguruar ekskluzivisht të paktën dy dokumente refuzimi ku nuk bëhet e qartë motivacioni pse shqiptarët nga Maqedonia janë penguar të hyjnë në territorin shqiptar.

Por burime nga Policia e Shtetit bëjnë të ditur për “BalkanWeb” se nuk bëhet fjalë për një refuzim masiv por vetëm të atyre që njihen si pjesëtarë të tifogrupit “Shvercerat”, të cilët sipas policisë shqiptare mund të shkaktonin sot incidente në “Elbasan Arena”.

Ndaj dhe masat e sigurisë të ndërmarra për ndeshjen Shqipëri¬Izrael, sipas policisë janë dhe arsyeja e refuzimit të përkohshëm të hyrjes në territorin shqiptar të shtetasve nga Maqedonia.

Pjesëtarët e tifogrupit “Shervercerat”, që më herët kanë marrë pjesë edhe në të tjera ndeshje futbolli të kombëtares shqiptare nuk kanë shkaktuar incidente si edhe as kanë hedhur parrulla apo fyerje në baza nacionale, fetare apo racore ndaj ekipeve me të cilët ka luajtur Shqipëria.

Për këtë shkak edhe bllokimi i tyre në kufi mund të konsiderohet me të drejtë si i pavend për më tepër që këtë fenomen shqiptarët e kanë denoncuar vazhdimisht në raport me autoritetet e Greqisë që e kanë kthyer në modë kthimin e shqiptarëve në kufi.

Për fat të keq, modelin grek duket se po e ndjekin edhe autoritetet shqiptare, që për ironi të fatit shpallin “non grata”në Shqipëri jo shtetas të huaj por bashkëkombasit e tyre.

2 COMMENTS

  1. … [Trackback]

    […] Read More here to that Topic: epavarura.com/arsyet-e-humbjes-shqiperia-shpalli-non-grata-shqiptaret-mysliman-te-maqedonise-ju-refuzua-hyrja-ne-kufi-jeni-terrorista/ […]

  2. … [Trackback]

    […] Find More here on that Topic: epavarura.com/arsyet-e-humbjes-shqiperia-shpalli-non-grata-shqiptaret-mysliman-te-maqedonise-ju-refuzua-hyrja-ne-kufi-jeni-terrorista/ […]

Comments are closed.